Brenda mureve të “Ferma VIP”, një zarf misterioz ka mjaftuar për të ndezur atmosferën dhe për të kthyer të gjithë sytë nga Soni Malaj.
Mesazhi i shkurtër por mjaft premtues, ku një “fermer që i do të mirën” e fton për një darkë private te vila për të zbuluar dërguesin e trëndafilit, ka shkaktuar menjëherë një valë komentesh mes konkurentëve.
Soni e ka pritur me sportivitet, por kureshtja e saj dhe e banorëve të tjerë ka bërë që të nisin analizat për çdo veprim apo shikim që mund të tradhtojë dërguesin e fshehtë.
Një detaj mjaft interesant që lidhet me këtë situatë është fakti se kjo ftesë vjen në një moment kur Soni është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës private brenda formatit, duke u fokusuar kryesisht te punët e fermës dhe marrëdhëniet shoqërore.
Megjithatë, rregullat e kësaj darke janë strikte: personi që ka dërguar zarfin ka kërkuar që takimi të ndodhë në vilë, që është zona më komode dhe e izoluar e fermës, larg syrit të të gjithë banorëve të tjerë që qëndrojnë në pjesën e kasolles.
Dyshimet më të mëdha janë fokusuar te fermerët që kanë pasur afrimitetin më të madh me këngëtaren ditët e fundit, por deri në momentin e takimit, gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve.
Të gjithë janë në pritje të mbrëmjes së nesërme për të parë nëse ky gjest do të jetë fillimi i një romance apo thjesht një surprizë miqësore brenda lojës.
Mbetet të shihet se si do të reagojë Soni kur të përballet me personin që fshihet pas atij trëndafili. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


