Harroni lotët e famshëm të Kim Kardashian për vathin prej diamanti që humbi në fund të oqeanit! Këtë herë, ylli i “reality-show” ka peshkuar diçka shumë më të vlefshme në ujërat e Malibut: kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Në disa fotografi dhe pamje filmike që po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshja është parë të hënën në momente mjaft intime.
Videoja e publikuar i shfaq ata duke notuar krah për krah dhe duke pritur dallgët së bashku, në një harmoni të plotë që nuk lë vend për dyshime.
Kim dhe Lewis nuk u përmbajtën fare, duke shkëmbyer puthje pasionante dhe përkëdhelje, ndërsa buzëqeshja në fytyrën e Kim tregonte qartë se ajo është kokë e këmbë e dashuruar.
E veshur me një kostum zhytjeje të palosur deri në bel dhe pjesën e sipërme të bikinit, Kim vuri në pah linjat e saj ikonike, ndërsa piloti i F1 nuk i largoi duart prej saj për asnjë moment.
Atmosfera dukej si e shkëputur nga sekuencat e një filmi romantik: shëtitje në rërë, përplasje dallgësh dhe një kimi e papërmbajtshme mes tyre.
Ndonëse çifti më i ri “A-list” i Hollywood-it e konfirmoi zyrtarisht romancën gjatë “Superbowl LX”, kjo dalje e fundit – pas shfaqjes së tyre në Coachella – dëshmon se marrëdhënia po bëhet çdo ditë e më serioze.
Tani që gjithçka është publike, mbetet vetëm një pyetje: A është i gatshëm Lewis Hamilton për dritat e forta të prozhektorëve dhe dramat e pafundme që shoqërojnë familjen Kardashian? /Prive By Liberta Spahiu

@formula_karen 🫶🫶 🎥: deuxmoi #f1 #kimkardashian #lewishamilton #ferrari #fyp ♬ оригинальный звук – demko


