Turneu “Supernova” i këngëtares Dafina Zeqiri po dëshmohet të jetë një nga projektet më të suksesshme dhe më ndikuese të karrierës së saj. Përtej performancave në skenë dhe atmosferës elektrizuese, ky tur ka krijuar një lidhje të jashtëzakonshme emocionale me publikun, aq sa një prej ndjekëseve më besnike ka vendosur ta bëjë këtë kujtim të përjetshëm në lëkurën e saj.
Së fundmi, një fanse ka gdhendur fjalën “Supernova”, titullin e turit aktual të artistës. Ky gjest simbolizon jo vetëm adhurimin për muzikën e Dafinës, por edhe rëndësinë që kjo periudhë artistike ka pasur për ndjekësit e saj. Veprimi ka rënë menjëherë në sy të këngëtares.
E prekur dhe e surprizuar nga ky dedikim kaq i fortë, Dafina Zeqiri e ka shpërndarë menjëherë foton në profilin e saj zyrtar në Instagram. Reagimi i saj ishte sa entuziast, aq edhe bujar. Për të falënderuar fansen për këtë shenjë dashurie të pashoq, këngëtarja ka njoftuar publikisht se ajo do të ketë bileta falas për të gjitha koncertet e saj gjatë gjithë jetës.
Ky veprim stregon se muzika e mirë kalon kufijtë e thjeshtë të dëgjimit dhe shndërrohet në një pjesë të rëndësishme të jetës së fansave. /Prive By Liberta Spahiu



