Pas rreth pesë vitesh në ekran si një prej figurave të njohura të moderimit sportiv, Lorina Dula muaj më parë vendosi ta mbyllte këtë kapitull të karrierës së saj.
Por pauza nga televizioni duket se nuk do të jetë përfundimtare. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Lorina është pyetur nëse ka plane për t’u rikthyer në ekran dhe nëse Big Brother VIP mund të jetë një prej mundësive.
“Me u rikthy në TV po, në Big JO!!”, është përgjigjur ajo, duke e përjashtuar qartë këtë mundësi.

E pyetur edhe për arsyen e largimit nga angazhimi i saj i mëparshëm, Lorina ka lënë të kuptohet se pas vendimit mund të fshihet diçka e re.
“Për diçka ma të bukur”, ka qenë përgjigjja e saj, pa zbuluar më shumë.
Krahas pauzës televizive, Lorina po vazhdon të jetë aktive publikisht. Ditëve të fundit ajo është parë edhe në protestat e mbajtura në Prishtinë pas zhvillimeve në Hagë, duke iu bashkuar qytetarëve në shesh.
Se çfarë është “diçka ma e bukur” që po paralajmëron, Lorina ende nuk e ka zbuluar. Por një gjë tashmë dihet: rikthimi në televizion është në planet e saj, ndërsa Big Brother VIP jo. /Prive By Liberta Spahiu



