Aktori i njohur i Hollywood-it, Tobey Maguire, pritet të jetë zyrtarisht beqar shumë shpejt, gati pesë vite pasi bashkëshortja e tij e ndarë, Jennifer Meyer, paraqiti kërkesën për divorc.
Sipas TMZ, aktori i njohur i “Spider-Man” dhe Meyer kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund martesës së tyre dhe për të rikthyer zyrtarisht statusin e tyre si persona beqarë.
Megjithatë, marrëveshja duhet ende të miratohet nga një gjyqtar.
Çifti nuk ka përfunduar ende marrëveshjen e plotë për ndarjen e pasurisë dhe çështjet e tjera financiare. Ata kanë rënë dakord që çdo mosmarrëveshje e mbetur gjatë procesit të trajtohet nga një gjyqtar privat.
Maguire dhe Meyer u martuan në vitin 2007 dhe njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016.
Meyer paraqiti kërkesën për divorc në tetor të vitit 2020, ndërsa aktori iu përgjigj zyrtarisht kërkesës vetëm në vitin 2025.
Dyshja ka dy fëmijë së bashku, vajzën Ruby dhe djalin Otis.
Në vitin 2025, Maguire kërkoi kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për djalin e tyre, ndërsa kërkoi që çështjet e mbështetjes financiare për fëmijën dhe bashkëshorten të trajtoheshin përmes ndërmjetësimit privat.
Në dokumentet ligjore u përmend edhe ekzistenca e një marrëveshjeje paramartesore.
Vajza e tyre, Ruby, tashmë është e rritur, ndaj çështjet e kujdestarisë për të nuk janë pjesë e procesit.
Nëse gjyqtari e miraton marrëveshjen dhe zgjidhen çështjet e mbetura, Tobey Maguire dhe Jennifer Meyer do t’i japin zyrtarisht fund martesës pas një procesi divorci që ka zgjatur gati pesë vite. /Prive By Liberta Spahiu



