Elijona, finalistja e cila spikati gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 4, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut edhe pas përfundimit të spektaklit.
Çdo lëvizje e saj në rrjetet sociale merr vëmendje të madhe, mirëpo bashkë me mbështetësit nuk mungojnë as komentet provokuese nga ndjekësit.
Në një nga postimet e saj të fundit në Instagram, vëmendjen e mori një shkëmbim me një komentues i cili e pyeti me ironi: “Xume a spo blen mo like a“.
Elijona zgjodhi të mos e kalonte me heshtje këtë ngacmim, por iu përgjigj me të njëjtën monedhë dhe me mjaft doza humori.
“Jo bre mu kan hargju paret e finales spo kom mo, a po mi blen ti?..”, ia kthye ajo, duke e mbyllur me sportivitet dhe ironi të plotë komentin.
Përgjigjja e saj me shaka rreth “parave të finales” shkaktoi menjëherë reagime të shumta te ndjekësit, të cilët ia mbështetën mënyrën se si zgjodhi t’i përballet komenteve skeptike. /Prive By Liberta Spahiu



