Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Aktorja e njohur ndahet nga jeta
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Aktorja e njohur ndahet nga jeta
Yjet

Aktorja e njohur ndahet nga jeta

Written by:
Prive
Last updated: 26 Gusht, 2025
Share

Kinematografia spanjolle është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Verónica Echegui, e cila ka ndërruar jetë në Madrid, në moshën 42-vjeçare.

Echegui, e cila ka luajtur në mbi 30 filma, u bë e njohur me rolin në filmin Yo Soy La Juani në vitin 2006, për të cilin u nominua për çmimin prestigjioz Goya për Aktoren më të Mirë. Ajo më pas interpretoi në filma të tillë si My Prisoner’s Yard (2008) dhe The Cold Light of Day përkrah Sigourney Weaver dhe Bruce Willis. Në vitin 2022 fitoi çmimin Goya për filmin e shkurtër Tótem Loba.

Aktorja ishte dërguar me urgjencë në spital të dielën, ndërsa sipas revistës ¡Hola!, ajo kishte luftuar fshehurazi me kancerin, gjë që e dinin vetëm disa njerëz brenda industrisë.

Homazhet për të nuk munguan. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, u shpreh:

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Verónica Echegui, një aktore me talent të jashtëzakonshëm dhe përulësi të madhe, që na la shumë herët. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë.”

Edhe aktori Antonio Banderas reagoi me dhimbje:
“Sot, kinemaja spanjolle është në zi për humbjen e Verónica Echegui. Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e saj.”

Karriera e saj prej 18 vitesh përfshiu role të shumta, mes tyre në serialin Fortitude (2015–2017), si dhe në komedinë romantike Book of Love. Roli i saj i fundit ishte në serialin e Apple TV, Love You To Death.

Përtej ekranit, Echegui njihej si një aktiviste e zëshme kundër abuzimeve seksuale në industrinë e argëtimit, duke rrëfyer se edhe vetë kishte qenë viktimë disa herë gjatë punës së saj. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Jori rrëfen tmerrin familjar nëpër të cilin kaloi
Next Article Loredana i ka dy fjalë për Jozin!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Apel për ndihmë: Të bashkohemi për Rinesën, artisten e re që po lufton një tumor në tru

Një lajm tronditës ka prekur botën e muzikës shqiptare:…

Writen by
Prive
7 Maj, 2025
Yjet

Jorit i ndodh e papritura, detyrohet të thërrasë helikopterin në Maldive

Modelja dhe influencuesja Jori Delli ka përjetuar një moment…

Writen by
Prive
23 Nëntor, 2025
Yjet

Fabian Kamberi shqiptari i parë në Forbes për bizneset e vogla

Mesa duket, të rinjtë e vendit tonë nuk e…

Writen by
Prive
Prive
19 Prill, 2025
Yjet

Fjolla e ofendoi Edin rëndë nga nëna, reagon direkt familja Kuçi

Ajo që nisi si një mbrëmje festive për ditëlindjen…

Writen by
Prive
14 Dhjetor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?