Alby, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë me ndjekësit e saj momente shumë të ëmbla nga festa e ditëlindjes së vajzës së saj të dytë.
Vogëlushja ka mbushur sot plot një vit, një moment ky mjaft i veçantë që ka sjellë shumë gëzim në familjen e tyre.
Përmes disa imazheve të publikuara në Instagram, Alby ka treguar ambientin e zbukuruar me tullumbace të shumta me ngjyra.

Në festë nuk ka munguar as vajza e saj e madhe. Në një tjetër imazh të ndarë me ndjekësit, ato shfaqen të gjitha së bashku, duke krijuar një portret shumë të ngrohtë familjar.
Alby, e cila fitoi një vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK, vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente të tilla të rëndësishme nga jeta e saj private.
/Prive By Liberta Spahiu
Screenshot


