Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ariu ia shqeu fytyrën me një goditje, 39 vjeçari tregon si shpëtoi nga ai
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Ariu ia shqeu fytyrën me një goditje, 39 vjeçari tregon si shpëtoi nga ai
Yjet

Ariu ia shqeu fytyrën me një goditje, 39 vjeçari tregon si shpëtoi nga ai

Written by:
Prive
Last updated: 26 Gusht, 2025
Share

Është një skenar makthi – të ndjekesh dhe të sulmohesh nga një ari gjigant – por për Jeremy Evans, 39 vjeç, kjo ishte një përvojë reale.
Babai nga Alberta e Kanadasë ndodhej në malet “Rockies” kur ndodhi incidenti i tmerrshëm që e la me lëndime të rënda.

Në gusht të vitit 2017, Jeremy kishte ndalur për të parë disa dele që kullosnin, kur pa një këlysh ariu aty pranë. Pas pak dëgjoi një degë që u thye dhe papritur iu shfaq një ari grizzly, rreth 140 kilogramë.

Ai tregoi për Daily Mail:


“Me një goditje të vetme më kapi fytyrën nga cepi i majtë poshtë deri në anën e djathtë, duke ma shqyer të gjithë fytyrën – hundën, veshin e djathtë, gjithçka. Filloi të kafshonte pjesën e pasme të kokës sime, si qeni kur përtyp një kockë. Pastaj nisi të shqyente e të këpuste gjithçka.”

I gjakosur rëndë, Jeremy tentoi t’i jepte fund jetës me pushkën e tij, por ajo nuk u shkrep. Kur e uli për të provuar sërish, arma u shkrep rastësisht, duke i shpëtuar për pak. Nga frika dhe dhimbja, ai ra 60 metra poshtë në një përroskë të shkëmbinjve.

I bindur se nuk do t’i mbijetonte, nxori telefonin për t’i dërguar mesazhe lamtumire bashkëshortes, por nuk kishte sinjal. Në vend të kësaj, vendosi të dëgjonte muzikë. Kur shtypi “shuffle”, kënga e parë që u luajt ishte “Baby Shark”.
Një zgjedhje ironike në mes të makthit!

Por, siç thotë Jeremy, kjo këngë i dha forcën për të vazhduar, sepse i kujtoi familjen dhe vajzën e tij të vogël që e dëgjonte çdo natë para gjumit.


“Nuk e di nëse ishte kënga që luante pa pushim, apo mendimet për bashkëshorten dhe vajzën, por fillova të zvarritesha. Arrita të ngjitesha përsëri në shteg,” tregoi ai për UNILAD.

Pas shumë mundimesh, arriti deri te një kamp i braktisur ku shkroi një shënim për ngjarjen dhe më pas, mes dhimbjeve të tmerrshme, arriti te makina e tij dhe vetë e drejtoi deri te një resort tjetër. Aty u shpëtua dhe u dërgua me helikopter në spital.

Mjekët e futën menjëherë në dy operacione madhore nga 13 orë secili, për të shpëtuar fytyrën. Në total, Jeremy ka kaluar pesë operacione të mëdha dhe 15 ndërhyrje më të vogla, duke pasur nevojë për rreth 1,000 qepje dhe 1,000 kapëse metalike.
Ai kujton: “Syri i majtë më varej jashtë zgavrës, i kthyer poshtë.

Për të parë, duhej ose ta ngrija syrin me dorë ose ta hidhja kokën shumë mbrapa. E preka fytyrën dhe asgjë nuk ndjehej më si më parë. Noçka më varej dhe gjithë dhëmbët ishin zbuluar.”

Përveç dëmtimeve, Jeremy mbeti me PTSD (çrregullim post-traumatik), që i shkaktohet ende nga tingulli i akullit që çahet apo era e gjakut.
Sot, ai po përpiqet të mbledhë 5 milionë dollarë për kërkime mbi PTSD dhe ka shkruar librin “Mauled” ku tregon përvojën e tij.

“Kur i vendos vetes qëllime të vogla, arrin gjëra të pabesueshme,” thotë ai.
“Familja është gjithmonë e para. Dhe të kërkosh ndihmë psikologjike nuk është dobësi, është forcë. Sepse kur nuk je mirë mendërisht, nuk mund të kujdesesh për familjen.”

Mrekullisht, Jeremy është rikthyer sërish në të njëjtat pyje dhe madje ka parë përsëri arinj grizzly. Ai thotë se ka një “ndjenjë të mirë” që ka arritur të mbijetojë dhe të kthehet gjallë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Theu këmbën tre ditë para dasmës, nusja tregon vështirësitë, ja si ndodhi
Next Article Tragjedia e dy motrave, shisnin misra për të shpëtuar vëllain
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

24 vjet “n’kajmak” për Rina Lipën

Superstari botëror Dua Lipa ka uruar motrën e saj…

Writen by
Prive
14 Maj, 2025
Yjet

Tayna uron Pavarësinë: “18 vjet krenari dhe histori që vazhdon të shkruhet!”

Në këtë ditë jubile, ku Kosova feston 18 vjet…

Writen by
Prive
17 Shkurt, 2026
Yjet

Agravon situata, Rozana ‘sulmon’ Gertën – reagon produksioni!

Pasditen e së premtes, tensioni shpërtheu në shtëpinë e…

Writen by
Prive
28 Mars, 2025
Yjet

Gresa jep lajmin, shfaqja “9 shpirtrat” me premierë ndërkombëtare në Turqi

Nëse menduat se aktorët tanë po mjaftohen vetëm me…

Writen by
Prive
30 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Kujdes çfarë veprimi bëni! Marsi sjell të papritura për shenjën tuaj
4 Mars, 2026
“Ende po e marr veten”, Klodi i befason ndjekësit me postimin e fundit!
4 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?