Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Arjan Konomi tregon si e hoqën nga puna në Top për një koment
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Arjan Konomi tregon si e hoqën nga puna në Top për një koment
Yjet

Arjan Konomi tregon si e hoqën nga puna në Top për një koment

Written by:
Prive
Last updated: 20 Nëntor, 2025
Share

Arjan Konomi, një nga figurat më të njohura të opinionit publik në Shqipëri, është rikthyer në vëmendje me një rrëfim të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.

I ftuar në emisionin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, Konomi ka folur pa dorashka për arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Top Channel, duke konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh.

Në intervistë, ai zbuloi se gjithçka nisi nga një koment kritik që ai kishte bërë publikisht ndaj opinionistëve të atëhershëm të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari.

Çfarë ndodhi në prapaskenë?

Konomi tregoi se pas postimit të tij, kishte marrë një telefonatë nga drejtuesit e televizionit.

“Unë u largova nga Top Channel për një koment që bëra në lidhje me opinionistët e Big Brother. Më morën drejtuesit e televizionit dhe më thanë ‘Hiqe’. Unë i thashë: ‘E kam postuar dhe nuk e heq’. Më bënë pezullim dhe më thanë që nëse nuk e heq, do largohesh. Okej i thashë, largohem unë. Unë u largova nga Top Channel për një postim që nuk e hoqa,” – u shpreh Arjan Konomi përballë Arbana Osmanit.

Çfarë shkruante Konomi në postimin që i kushtoi vendin e punës?

Kujtojmë se bëhet fjalë për një reagim të ashpër të Konomit rreth dy vite më parë, kur ai shprehu zhgënjimin e tij për nivelin e debateve në studio. Në atë kohë, Arjani shkruante se ndjente një “shije të hidhur” nga mënyra se si opinionistët po e trajtonin formatin.

Në postimin viral që refuzoi ta fshinte, ai shprehej:

“Teksa i dëgjoja, më dukus sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël. Mediokriteti vret më shumë se injoranca.”

Ky qëndrim parimor mesa duket i ka kushtuar Konomit karrigen e tij në “Për’puthen”, por siç thotë dhe vetë ai, nuk u pendua që mbrojti mendimin e tij të lirë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Meritojmë një shpjegim’, flet Lela!
Next Article Berat Nimani dënohet me burgim të përjetshëm
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Ti kadale’ rikthen Lirin para verës

Pas baladës ‘Ajo’, të publikuar katër muaj më parë,…

Writen by
Prive
23 Maj, 2025
Yjet

Gjesti ‘bën lëmsh’ rrjetin, me paralajmërim të fortë

Gjesti, i cili kohëve të fundit ka qenë në…

Writen by
Prive
2 Shtator, 2025
Yjet

Çfarë po ndodh me këngëtarin Blero? Fotoja e fundit shqetëson fansat

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka ngjallur shqetësim…

Writen by
Prive
11 Shtator, 2025
Yjet

‘I mençur me letra’, Naser Rafuna nxjerr testin e IQ-së me rezultatin befasues

Aktori i njohur Naser Rafuna, sot ka vendosur të…

Writen by
Prive
25 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Tash s’kam arsye për vese të këqija”, Besi vjen me “Rrëfim”
24 Shkurt, 2026
Floriani marton motrën, bashkë me familjen i këndojnë në dasëm
24 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?