Një surprizë e përmasave ndërkombëtare po vjen nga këngëtari shqiptar Durim Morina i njohur artistikisht si Mirud.
Artisti sonte në mesnatë do të lansojë albumin e tij më të ri të titulluar “Deadly (Lovin’ You)”. Ky projekt i madh pritet të jetë i disponueshëm në të gjitha platformat kryesore muzikore si Spotify, Apple Music dhe YouTube, ku për publikun shqiptar do të jetë i qasshëm duke filluar nga ora 12:00 e natës.
Në mesin e këngëve që do të publikohen, është bashkëpunimi i tij me një nga superstarët më të mëdhenj të Amerikës Latine.
Mirud ka arritur të bëjë bashkë forcat me ikonën e serialit dhe grupit të famshëm “Rebelde”, Anahi (e njohur nga të gjithë si Mia Colucci). Ata kanë sjellë një version të ri të remix-uar të këngës legjendare “Sálvame”, një hit që ka shënjuar fëmijërinë dhe rininë e një brezi të tërë.
Albumi hapet fuqishëm me këngën intro që mban të njëjtin titull si vetë projekti, “Deadly (Lovin’ You)”, për të pasuar menjëherë me dy realizime të tjera që pritet të kenë mjaft ritëm, “Out of My League” dhe “Nightlock”.
Këngët e tjera të albumit titullohen: “The Boy Is Mine”, “Till the Night Is Done” dhe “Saint”, të cilat sjellin një ndërthurje të bukur rrymash.
Në pjesën e dytë të këtij projekti, dëgjuesit do të njihen me titujt mjaft intrigues si “Poison On My Lips”, “Neon Serpent” dhe “Cut Me Sharp”.
Albumi pasohet nga kënga “Just Friends”, videoklipi i së cilës sapo është prezantuar përmes një trailer-i zyrtar nga vetë artisti.
Krejt në fund, si qershia mbi tortë, vjen padyshim surpriza më e madhe e këtij rrugëtimi: kënga e njëmbëdhjetë, “Sálvame (Remix)”, në bashkëpunim me yllin botëror Anahí, një përmbyllje spektakolare që pritet të dëgjohet anë e mbanë botës.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


