Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr., sapo i ka dhuruar internetit shqiptar një moment mjaft të lezetshëm.
Së fundmi, ai është shfaqur i buzëqeshur duke bërë simbolin e famshëm të shqiponjës me dy krenare, i shoqëruar nga miku i Dafinë Nezirit, kreatori Leon Gillies Mannes. Kjo foto, e cila ka nisur të shpërndahet me shpejtësi nëpër rrjete sociale, u bë publike pikërisht nga grimerja e njohur. Përmes një postimi në InstaStory, ajo zbuloi se ky moment u realizua ekskluzivisht si dedikim për djalin e saj që është një fans i madh i futbollistit, duke e shoqëruar foton me mbishkrimin me humor “Leon patrioti”.
Në fakt, kjo është hera e parë që ylli brazilian kapet mat duke bërë simbolin tonë kombëtar, por rrugët e tij me shqiptarët janë kryqëzuar edhe më herët në rrethe goxha ekskluzive.
Kujtojmë vitin 2022, kur Neymar u shfaq i rrethuar nga emra të njohur të showbiz-it tonë në një event luksoz në Berlin. Ai ishte i ftuari special për të promovuar linjën e makinave elektrike të markës “e.GO”, një investim i familjes së njohur Destani.
Gjatë asaj mbrëmjeje gala, braziliani u pa të pozonte krah reperit Noizy dhe u shfaq tepër i afërt në një video ku përqafohej me Loredanën.
Ndonëse shqiponjën me duar sapo e bëri për herë të parë si një gjest të thjeshtë e dashamirës për një fans të vogël, duket se kontaktet e tij me personazhet e njohur shqiptarë dhe sipërmarrjet e tyre tashmë kanë krijuar një historik vërtet interesant.
Mbetet për t’u parë se kur do të jetë rasti i radhës që braziliani do të bëjë sërish xhiron e rrjetit në trojet tona. /Prive By Liberta Spahiu



