Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Beauty Fair Albania ju pret! Tre ditë plot supriza në Pallatin e Kongreseve
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Beauty Fair Albania ju pret! Tre ditë plot supriza në Pallatin e Kongreseve
Yjet

Beauty Fair Albania ju pret! Tre ditë plot supriza në Pallatin e Kongreseve

Written by:
Prive
Last updated: 23 Maj, 2025
Share

Tre ditë magjike në Pallatin e Kongreseve! Beauty Fair Albania 2025 dyfishon hapësirën, dyfishon eksperiencën dhe suksesin!

Pranvera 2025 vjen me ngjyra, ndriçim dhe energji të re në zemër të kryeqytetit, ku më 23, 24 dhe 25 maj, Pallati i Kongreseve do të mikpresë edicionin e 7-të të Beauty Fair Albania, panairin më të madh të bukurisë në Shqipëri.

Pas gjashtë edicionesh të suksesshme, ky event tashmë i kthyer në një traditë të padiskutueshme, këtë vit vjen më madhështor se kurrë, duke shtrirë aktivitetin në dy kate ekspozimi, për të përçuar një përvojë të plotë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë pjesëmarrësit.

Ju e dini tanimë që Beauty Fair Albania është destinacioni strategjik për çdo biznes, që kërkon të rrisë ndikimin e vet, të promovojë produktet, risitë apo shërbimet në fushat e bukurisë, kozmetikës, aparaturat më të fundit estetike, shërbime dentare e farmaceutike ku gjithçka ka për qëllim shëndetin dhe të bukurën.

Këto tre ditë, Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në një hapësirë ku ide novatore, trende të fundit dhe teknologji moderne do të takohen me profesionistë, konsumatorë dhe partnerë potencialë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mundësi të reja zhvillimi.

Sigurisht që do të ketë shumë produkte në ofertë dhe dhurata   kështu që mos mungoni të merrni pjesë.

Të gjitha rrugët të çojnë te Beauty Fair Albania! Tre ditë plot supriza në Pallatin e Kongreseve.

Një nga eventet më të mëdha dhe më prestigjioze në fushën e bukurisë në Shqipëri, Beauty Fair Albania, rikthehet këtë maj në një edicion të jashtëzakonshëm që premton të jetë më i veçanti deri më tani!

Për tre ditë me radhë, nga data 23 deri më 25 maj, Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në epiqendrën e bukurisë, ku profesionistët dhe adhuruesit e estetikës do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër më të mirën që ofron kjo.

Ky Panair është i vetmi në Shqipëri që bashkon mjeshtrat e mjekësisë estetike, ata farmaceutikë dhe dentalë për të përmbushur çdo kërkesë të gjithë atyre që e duan të bukurën e mbi të gjithashëndetin.

Por, ajo që e bën këtë event më të veçantë dhe që është qershia mbi tortë, është fakti se ndryshe nga vitet e kaluara, në këtë edicion do të jetë jo një kat, po dy të tilla, ku me qindra stenda janë ngritur për të promovuar dhe për t’iu servirur shumëllojshmëri produktesh.

Po dhurata? Sigurisht që nuk do të mungojnë as suprizat. E për t’i zbuluar të gjitha këto ju tanimë e dini, vendin, datat dhe orët. Të gjithë me vrap më 23-24-25 në Pallatin e Kongreseve, ku përveçse të njiheni me markat e fundit të kozmetikës dhe farmaceutikës, është e sigurt që do të dilni me çantat e mbushura plot me produkte, të gjitha në ofertë! /Prive By Liberta Spahiu

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Sara nuk përmbahet më, reagon ‘ashpër’ ndaj komentuesve
Next Article Jo vetëm për trafikim, Diddy përballet edhe me zëra për vrasje
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Ledri dhe Xhensila i këndojnë dashurisë në këngën e re

Ashtu siç e lajmëruan, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula…

Writen by
Prive
22 Prill, 2025
Yjet

Agon Fehmiu feston ditëlindjen, konfirmohet lidhja e dashurisë

Gazetari i njohur sportiv, Agon Fehmiu, feston sot ditëlindjen…

Writen by
Prive
28 Maj, 2025
Yjet

Gjesti ‘follow’ Kaderit, ndizet biseda me Xhenetën në Instagram

Pak ditë më parë, Prive raportoi se Gjesti, ish-banori…

Writen by
Prive
28 Maj, 2025
Yjet

Një natë, një andërr dhe një histori në Kumanovë po vjen javës tjetër

Më 30 korrik, stadiumi ndihmës i Bashkimit do të…

Writen by
Prive
24 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Pas 12 vitesh heshtje, vjen lajmi që të gjithë pritëm për Michael Schumacher!
26 Janar, 2026
Pasi rigjeti dashurinë, Besi me tjetër dedikim për partneren
26 Janar, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?