Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një kërkesë të veçantë drejtuar ndjekësve të saj.
Përmes një videoje të publikuar në TikTok, artistja u ka kërkuar ndihmë fansave për të gjetur një mashkull me të cilin ka realizuar një fotografi në një kabinë të quajtur “Missed Connections Booth”.
Kjo kabinë u jep njerëzve mundësinë të fotografohen me persona që u kanë tërhequr vëmendjen, por me të cilët nuk kanë arritur të njihen, duke shpresuar se do t’i gjejnë më vonë.
Në videon e saj, Bebe Rexha ka shkruar:
“Ju lutem, le të ma gjejë dikush këtë mashkull! Keni 24 orë kohë për të më dhënë një përgjigje”.
Këngëtarja nuk e ka fshehur interesimin për të panjohurin, duke e cilësuar si të lezetshëm dhe duke pranuar se i pëlqen.
Tashmë, mbetet të shihet nëse ndjekësit e saj do të arrijnë ta gjejnë mashkullin misterioz brenda 24 orëve.
Duket se ajo ka vendosur t’ua besojë fansave misionin për të zbuluar identitetin e personit që i ka tërhequr vëmendjen.
Tashmë, mbetet të shihet nëse ndjekësit e këngëtares do të arrijnë ta gjejnë mashkullin misterioz brenda 24 orëve. /Prive By LS
@beberexha @Missed Connections Booth ♬ original sound – Bebe Rexha


