Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij rezultatet e trajtimit për mbjelljen e flokëve në “Ozone Hair Clinic”, duke treguar me kënaqësi flokët e rinj që kanë nisur t’i rriten me sukses.
Përmes një videoje mjaft transparente, Blero u shpreh i kënaqur me përvojën e tij dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë nevojë për një ndërhyrje të tillë që t’i besojnë kësaj klinike.
Nga ana tjetër, vetë klinika e shoqëroi videon me një mesazh: “Ka zëra që i njeh menjëherë dhe ka ndryshime që i ndjen. Blero nuk ndau vetëm një rezultat, ndau një përjetim. Kur një artist e ndjen veten mirë, kjo shihet.”
“Ozone Hair Clinic” vazhdon të mbetet një nga zgjedhjet më të besuara për profesionalizmin dhe standardin e lartë që ofron.
Ndër vite, personazhe të njohur të ekranit e artit — si Blero, Afrim Muçiqi e shumë të tjerë — ia kanë besuar me plot bindje kujdesin dhe pamjen e tyre këtij ekipi profesionistësh.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


