Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Burri im serb është në depresion, ADN-ja e nxori 59% shqiptar’
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > ‘Burri im serb është në depresion, ADN-ja e nxori 59% shqiptar’
Prive Bruto

‘Burri im serb është në depresion, ADN-ja e nxori 59% shqiptar’

Written by:
Prive
Last updated: 29 Shtator, 2025
Share

Një rrëfim anonim që po shpërndahet në internet po bën xhiron e rrjeteve sociale, për shkak të një historie të pazakontë mes dashurisë, identitetit dhe nacionalizmit.

Një grua turke ka ndarë përjetimin e saj me bashkëshortin malazez, i cili e konsideron veten serb të vërtetë, patriot dhe nacionalist i flaktë. “Ai gjithmonë më ka treguar se është serb. Shumë konservator, shumë krenar, nuk është tip që flet shumë, vetëm më përsërit se jam ‘hot’, prandaj është me mua”, ka rrëfyer gruaja.

Por gjithçka ndryshoi këtë vit, kur ajo vendosi ta bindte të shoqin të bënte një test ADN-je. “Në fillim hezitoi shumë, por në fund pranoi… ndoshta sepse unë flas shumë dhe nuk pushoj derisa ta arrij timen”, shkruan ajo me humor. Rezultati? Një shok i madh: 59% shqiptar.

Aty ku priste të dëgjonte për gjurmë sllave apo serbe të thella, realiteti e goditi krejt ndryshe. “Nuk po e besoja as unë. Ai u mbyll menjëherë në vetvete. Nuk flet, nuk reagon, thjesht hesht. E ndjej që mban një lloj inati edhe ndaj meje, sikur është fyer personalisht nga kjo gjë”, vazhdon gruaja.

Për ta qetësuar, ajo i përsërit se nuk ka asgjë të keqe, se shqiptarët e grekët kanë qenë aty shumë kohë përpara dhe është normale që gjenet e tyre të përzihen. Por duket se krenaria e tij nacionaliste e ka bërë të vështirë pranimin e këtij realiteti.

“Unë vetëm dua ta shoh sërish të qeshur, të bëjë shaka si dikur. Madje po mendoj t’i blej një varëse me shqiponjën përkrenare si shaka, vetëm për ta nxjerrë nga kjo gjendje”, shkruan ajo me ironi.

Një e papritur gjenetike që ka tronditur jo vetëm një martesë, por edhe gjithë perceptimin e një nacionalisti për identitetin e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Image

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ndryshojnë rregullat në Europë, çka duhet të keni parasysh nga 12 tetori
Next Article Prokuroria liron psikiatrin, dalin mesazhet ndaj moderatores
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive BrutoYjet

U kërkua ndihmë për shërimin e saj, kjo është e reja e fundit nga Rinesa

Kohë më parë, Rinesa, artistja e re bëri të…

Writen by
Prive
2 Shtator, 2025
Prive Bruto

Vaksina kundër kancerit, Rusia premton ta ofrojë falas

Një lajm që po cilësohet si revolucionar në botën…

Writen by
Prive
25 Shtator, 2025
Prive Bruto

Nga kuzhina në gjykatë: Babai i Burak i shiti emrin e të birit për miliona!

Pas buzëqeshjes së famshme dhe pjatave gjigante që e…

Writen by
Prive
5 Shtator, 2025
Prive Bruto

Policja shqiptare në Zvicër emocionon me ‘Dardanët’

Një video e publikuar nga Zgjim Veliu është bërë…

Writen by
Prive
5 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?