Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Franceska Murati, shpeshherë është admiruar nga publiku për linjat e saj trupore.
Së fundmi, përmes një bashkëbisedimi të zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram me opsionin “Ask me a question”, ajo ka zbuluar sekretin e kujdesit për fizikun e saj.
E pyetur nga ndjekësit se çfarë konsumon për ta mbajtur trupin në formë, Franceska tregoi se baza e regjimit të saj janë ushqimet sa më natyrale dhe të papërpunuara.
Ajo shpjegoi se praktikon metodën e agjërimit me ndërprerje (fasting), ku vaktin e fundit e konsumon rreth orës 19:00, ndërsa vaktin e parë rreth orës 11:00-12:00. Mëngjesin para vaktit të parë ajo preferon ta nisë me një kafe pa qumësht dhe me sasi të madhe uji.
Sa i përket përbërësve të dietës, prioritet kryesor për të kanë ushqimet e pasura me proteina si mishi, vezët dhe kosi, të cilat i shoqëron gjithmonë me shumë perime dhe fruta.
Për t’u përgjigjur akoma më detajisht, modelja paralajmëroi se po mendon të realizojë së shpejti një video me formatin “What I Eat in a Day” për të treguar konkretisht gjithçka që konsumon gjatë një dite. /Prive By Liberta Spahiu