Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Çka i ndodh trupit kur konsumojmë shumë kafe?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Çka i ndodh trupit kur konsumojmë shumë kafe?
Yjet

Çka i ndodh trupit kur konsumojmë shumë kafe?

Written by:
Prive
Last updated: 2 Gusht, 2025
Share

 

Një filxhan i vogël për të nisur ditën. Pastaj një tjetër në punë, një për t’u përqendruar, e një tjetër pas drekës… Derisa, pa e kuptuar, jemi bërë të varur nga kafja. Por çfarë ndodh realisht në trup kur e teprojmë me këtë pije të dashur?

Në fillim, duket sikur gjithçka shkon për mrekulli. Rritet vëmendja, ndjehemi më energjikë dhe më në formë. Por kjo ndjesi është e përkohshme. Truri fillon të prodhojë më pak adenosinë – kimikatin natyror që na ndihmon të relaksohemi – duke na bërë gjithnjë e më të varur nga doza të reja kafeine për të funksionuar.

Pas konsumit të tepruar, mund të shfaqen simptomat e ankthit, nervozizëm, rrahje të shpejta zemre dhe madje edhe çrregullime të gjumit, edhe nëse kafen e fundit e kemi pirë orë më parë.

Trupi bëhet më i dehidratuar, dhe mineralet si kalciumi e magnezi – të domosdoshëm për eshtrat dhe muskujt – fillojnë të humbasin më shpejt. Ndërkohë, stomaku mund të vuajë nga aciditeti i lartë, duke sjellë urth apo probleme me tretjen.

Por lajmi i mirë është se një konsum i moderuar, deri në 2-3 filxhanë në ditë, shoqërohet me benefite si përqendrim më i mirë, rrezik më i ulët për disa sëmundje kronike dhe madje edhe gjendje shpirtërore më stabile.

Pra, si çdo gjë tjetër në jetë, edhe kafja kërkon balancë. Jep energji, por nëse nuk e ndal dot veten, fillon të të marrë më shumë sesa të jep.

/Prive By Liberta Spahiu.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Ça i ke çunat e Fushë Krujës, më puth’, bëhen bashkë Jozi e Stresi
Next Article Flet Dua, tregon momentin që nuk do ta harrojë kurrë nga mbrëmë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Ju prezantojmë me trendin më ‘IN’ të flokëve!

Rrjetet sociale kanë shpërthyer me foto dhe video të…

Writen by
Prive
27 Mars, 2025
Yjet

Kush po e ruan Egli Takon?

Pas rikthimit në muzikë me një varg projektesh muzikore,…

Writen by
Prive
27 Korrik, 2025
Yjet

Presidentja Osmani me pritje shtetërore në Bernë – takim i veçantë me Xherdan Shaqirin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi më…

Writen by
Prive
22 Maj, 2025
Yjet

Planet e Labit dalin sheshit! Përplasja brutale e mbrëmshme, skenar i parashikuar me data

Mbrëmja e djeshme në "Big Brother VIP Kosova" u…

Writen by
Prive
28 Nëntor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?