Që nga momenti kur Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton bënë publike marrëdhënien e tyre, çdo shfaqje e përbashkët ka tërhequr vëmendjen e miliona fansave në mbarë botën. Kardashian mbetet një nga figurat më me ndikim në showbiz dhe biznes, ndërsa Hamilton po përqaon një kapitull të ri në Formula 1 me Ferrarin. Megjithatë, u deshën vetëm disa raportime për një distancim të mundshëm mes tyre që rrjetet sociale të shpërthenin në spekulime.
Zërat nxituan të përhpeshin pasi përdoruesit e Instagramit pretenduan se Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në këtë platformë (unfollow), duke bërë që shumë njerëz të supozonin se lidhja e tyre ka përfunduar. Pavarësisht zhurmës, asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar publikisht një ndarje, dhe kjo teori duket se bazohet thjesht në interpretime të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale dhe jo në ndonjërën konfirmim zyrtar.
Disa raportime të fundit kanë vënë në dukje se ky përfundim nuk mund të mbështetet vetëm te ky detaj. Hamilton ka ndjekur prej kohësh një qasje shumë specifike me llogarinë e tij në Instagram, duke ndjekur pothuajse ekskluzivisht llogari të markave dhe brendeve të ndryshme, dhe jo profile personale. Ndaj, mungesa e një “follow” nuk tregon domosdoshmërisht një krizë mes dyshes.

Diskutimet rreth jetës së tyre private vijnë në një kohë kur të dy po kalojnë momente mjaft domethënëse në aspektin profesional. Hamilton po ambientohet me epokën e tij të re te Ferrari, pasi konfirmoi se do të mbetet me skuadrën italiane deri në sezonin e vitit 2027. Ndërsa Ferrari vazhdon të luftojë pranë kreut të klasifikimit të kampionatit, piloti britanik po shton rezultate të rëndësishme në fushatën e tij.
Nga ana tjetër, Kim Kardashian po vazhdon të mbikëqyrë perandorinë e saj të biznesit, të ruajë një prani të fuqishme në industrinë e argëtimit dhe të avokojë për reformën e drejtësisë penale në Shtetet e Bashkuara, teksa punon edhe për projekte të reja televizive dhe mode. Marrëdhëniet e profilit të lartë shpesh bëhen subjekt i një shqyrtimi intensiv publik, veçanërisht kur përfshijnë dy personazhe globale me miliona ndjekës. Në rastin e Kim dhe Lewis, një detaj i thjeshtë në rrjetet sociale mjaftoi për të ndezur një valë të re thashethemesh, por deri më tani asgjë nuk është zyrtare. /Prive By Liberta Spahiu


