Cllevio, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ai ka qenë i thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu, një proces ky që ka marrë vëmendje të madhe mediatike.
Prania e tij në dyert e GJKKO-së ka tërhequr menjëherë vëmendjen e gazetarëve të shumtë që po ndiqnin seancën.
Sapo ka përfunduar dëshminë dhe ka lënë ambientet e gjykatës, Kleviol Ahmeti është ndaluar nga gazetarët e pranishëm për të dhënë një prononcim.
Ai është pyetur edhe mbi aktualitetin politik, duke e pyetur se çfarë mendimi kishte në lidhje me protestat që po zhvillohen në vend për mbrojtjen e Nartës.
Përgjigjja e Cllevios ka qenë mjaft e prerë, duke shprehur hapur mbështetjen e tij politike për kryeministrin e vendit.
“Unë jam me Ramën, me bossin”, u shpreh ai shkurtimisht për mikrofonin e “Euronews Albania”. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


