Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Dafina Zeqiri i jep fund dilemës se kujt i ngjan djali i saj
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Dafina Zeqiri i jep fund dilemës se kujt i ngjan djali i saj
Yjet

Dafina Zeqiri i jep fund dilemës se kujt i ngjan djali i saj

Written by:
Prive
Last updated: 8 Nëntor, 2025
Share

Në “garën” miqësore prindërore se kujt i përngjan më shumë fëmija, duket se Dafina Zeqiri sapo ka dhënë përgjigjen përfundimtare.

Artistja e njohur ka ndarë së fundmi një foto të ëmbël në Instagram story, ku shfaqet duke puthur djalin e saj, shoqëruar me mbishkrimin e qartë: “My mini me”.

Ky postim vjen si një përgjigje lozonjare për të gjithë ndjekësit dhe miqtë e çiftit, duke “vulosur” se i vogli ka marrë tiparet e së ëmës.

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, u bënë prindër për herë të parë në korrik të këtij viti, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Daskan.

Që atëherë, këngëtarja ka ndarë herë pas here momente nga jeta e re si nënë, por kjo foto duket se konfirmon atë që vetë Dafina mendon për ngjashmërinë e të birit.

Megjithatë, jeta e re si nënë nuk e ka ngadalësuar aspak “uraganin” e skenës shqiptare.

Përkundrazi, Dafina Zeqiri po përgatitet për një mbyllje të fuqishme të vitit dhe ka paralajmëruar disa nga projektet më të mëdha të karrierës së saj.

Për të gjithë fansat, aktiviteti i Dafinës është në kulmin e tij.

Pritjes së gjatë po i vjen fundi.

Dafina ka zyrtarizuar koncertin e saj më të madh recital, të titulluar “SUPERNOVA”. Ky event, i përshkruar si një “përvojë e plotë ndijore”, do të mbahet në Prishtinë më 25 Dhjetor 2025, në Sallën 1 Tetori.

Biletat tashmë kanë dalë në shitje dhe pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Përparim Rama e thotë një gjë të ‘mirë’ për Hajrulla Çekun
Next Article Nuk është Kim, por prezantuesja e njohur shqiptare!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Flet Xheneta: Ja pse i shkrova Gjestit

Pas reagimeve të shumta dhe aludimeve pasi pranoi se…

Writen by
Prive
19 Maj, 2025
Yjet

Kush po ndjek kë? Misteri mes Xhenetës, Gjestit dhe Eglit

Që nga java e kaluar, rrjetet sociale kanë "shpërthyer"…

Writen by
Prive
4 Maj, 2025
Yjet

Pak para prime vjen reagimi i papritur nga Instagrami i Edit

Ndërsa Edi Kuçi po bëhet gati për spektaklin e…

Writen by
Prive
19 Dhjetor, 2025
Yjet

Hande Erçel po bëhet nënë?

Ditëve të fundit në rrjetet sociale dhe disa portale…

Writen by
Prive
25 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?