Deputetja e Partisë Demokratike në Shqipëri, Elda Hoti, po përjeton një humbje të rëndë familjare. Bashkëshorti i saj, Ladi Ndoja, është ndarë papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputetja përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.
Në mesazhin e saj, Hoti i ka dhënë lamtumirën partnerit me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen e madhe të kësaj humbjeje:
“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im… Shpirti im… Do na mungosh gjithë jetën.”
Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku miq, kolegë dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për deputeten dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera zyrtare lidhur me rrethanat e ndarjes nga jeta të Ladi Ndojës.
/Prive Bruto


