Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Dhimbje e madhe për Kıvanç Tatlıtuğ, nuk i mban dot lotët
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Dhimbje e madhe për Kıvanç Tatlıtuğ, nuk i mban dot lotët
Yjet

Dhimbje e madhe për Kıvanç Tatlıtuğ, nuk i mban dot lotët

Written by:
Prive
Last updated: 6 Shtator, 2025
Share

Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtuğ, është parë i përlotur teksa përcolli për herë të fundit mikun e tij të ngushtë, Halit Yukay.

Në pamjet e shpërndara nga mediat turke, Tatlıtuğ nuk ka mundur t’i mbajë lotët gjatë ceremonisë mortore, duke treguar dhimbjen e madhe për humbjen e një personi që kishte vend të veçantë në jetën e tij.

Halit Yukay ishte i njohur në rrethin e aktorit dhe prej vitesh ndanin një miqësi të fortë. Vdekja e tij e papritur ka lënë pas një boshllëk të madh, jo vetëm për familjen, por edhe për shokët dhe kolegët.

Fansat e Kıvanç Tatlıtuğ kanë shpërndarë dhjetëra mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale, duke i uruar forcë aktorit në këtë moment të vështirë.

Halit Yukay, themeluesi i njohur i Mazu Yachts, humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në det. Ai u shpall i zhdukur më 4 gusht, kur u nis nga Yalova për në Mykonos me jahtin e tij “Graywolf”.

Dita pas nisjes, jahti i tij u gjet i copëtuar dhe në gjendje të përmbytur pranë Ishullit Marmara, duke ngritur menjëherë dyshimet se kishte ndodhur një aksident i rëndë.

Pas një kërkimi intensiv prej 19 ditësh, trupës së tij iu gjet gjurmë në shtratin e detit, në një thellësi prej 68 metrash. Identifikimi i tij u bë fillimisht nga ora që mbante në dorë dhe më pas u konfirmua me zbatim të ekspertizës mjeko-ligjore.

Hetimet zyrtare nxorën në pah se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përplasja me anijen mallëngarkuese “Arel 7”. Autoritetet zbuluan shenja përplasjeje në pjesën e buferit të anijes, që nuk kishin qenë aty më parë, dhe kapiteni u mor nën hetim për shkak të dyshimit për vrasje nga pakujdesia. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article I kushtoi gjithçka vajzës, historia e Kreshnikut që preku zemrat e shqiptarëve
Next Article Nuse Kosove? Loredana tregon çka po ndodh mes saj e Don Xhonit (VIDEO)
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘E meritoi plotësisht’, aktivisti kosovar në përkrahje të Jozit

Thuajse një javë pas, shuplaka e Jozit ndaj Gjestit,…

Writen by
Prive
18 Prill, 2025
Yjet

Ylli sërish thirrje Florit: Kthehu në muzikë, të duam, na mungon!

Në koncertin mbrëmë në Shkup, Yll Limani pati një…

Writen by
Prive
21 Gusht, 2025
Yjet

‘U bën qejfin të burgosurve’, Efi reagon pas lajmeve për të

Ish banorja e Big Brother Albania 2, Efi Dhedhes,…

Writen by
Prive
20 Korrik, 2025
Yjet

Pamjet, ja si u dukën familja Rugova sot në kurorëzimin në Katedrale

E bija e vetme e Presidentit historik Dr. Ibrahim…

Writen by
Prive
25 Korrik, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?