Këngëtarja e njohur Diona Fona ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas shqetësimit të shprehur nga fansat për zhdukjen e llogarisë së saj në platformën TikTok.
Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për një problem teknik që nuk lidhet me veprimet e saj.
Në mesazhin drejtuar ndjekësve, Diona shkroi: “Kam marrë shumë mesazhe pse s’po mundeni me m’gjet në TikTok. Ma kanë mbyllur llogarinë, një gabim nga ana e tyre, po mundohem ta kthej. Shpresoj që ma kthejnë shpejt dhe të kthehem aty duke u lidhur me ju djema.”
Artistja ka bërë të ditur se tashmë është duke punuar për ta rikthyer llogarinë e saj sa më parë.
Ajo theksoi se mbyllja ishte një gabim nga ana e vetë platformës dhe se shpreson që shumë shpejt t’i rikthehet komunikimit me fansat edhe në këtë rrjet social, ku është mjaft aktive. /Prive By Liberta Spahiu



