Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Drama e opinionisteve, Leonora dhe Olta zhdukin njëra-tjetrën nga rrjetet
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Drama e opinionisteve, Leonora dhe Olta zhdukin njëra-tjetrën nga rrjetet
Yjet

Drama e opinionisteve, Leonora dhe Olta zhdukin njëra-tjetrën nga rrjetet

Written by:
Prive
Last updated: 1 Mars, 2026
Share

Spektakli përfundoi, dritat e shtëpisë më të famshme u fikën, por duket se dramat e vërteta sapo kanë filluar. Big Brother VIP Kosova 4 uli siparin këtë të premte, dhe ndërsa e gjithë vëmendja ishte te shpallja e fituesit, detektivët e showbiz-it po ndiqnin një tjetër telenovelë që po luhej larg syrit të kamerave.

Dy zonjat e panelit, Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi, të cilat gjatë gjithë edicionit ndanë karriget e opinionisteve dhe dhanë mendimet e tyre për banorët, duket se në prapaskenë nuk kanë pasur aspak të njëjtën harmoni.

Kujtojmë se në fillim të sezonit, dyshja reflektonte një raport krejtësisht tjetër.

Screenshot

Ato u panë të pandara, madje duke u rregulluar dhe bërë gati bashkë në të njëjtin hotel për netët e para të spektaklit, duke i dhënë publikut idenë e një miqësie të re plot shkëlqim. Por, me kalimin e javëve dhe shtimin e dinamikave, një lloj tensioni i heshtur mes tyre u vu re herë pas here nga shikuesit më të mprehtë gjatë netëve “Prime”. Dhe ja ku jemi sot, ku lëvizjet në rrjetet sociale flasin më shumë se çdo deklaratë e kuruar televizive.

Ditën e finales së madhe të premten, ra në sy një detaj tepër interesant: Leonora Jakupi e kishte fshirë nga lista e saj e personave që ndjek në Instagram aktoren Olta Gixhari. Në atë moment, Olta ende figuronte si ndjekëse e këngëtares. Megjithatë, sapo eksperienca televizive u vulos zyrtarisht si e mbyllur dhe konfetit e finales ranë, Olta nuk humbi kohë. Ajo reagoi duke ia kthyer me të njëjtën monedhë dhe e fshiu Leonorën nga miqtë e saj virtualë.

Ky “unfollow” i dyanshëm flet hapur për mospajtime dhe një “luftë të ftohtë” që dyshja ka arritur ta menaxhojë në heshtje, duke mos e lënë të shpërthejë plotësisht para publikut për hir të profesionalizmit.

Për Oltën, kjo situatë në fakt i ngjan një skenari të njohur, pasi rikujtojmë se edhe vitin e kaluar gjatë edicionit të tretë, marrëdhënia e saj me kolegun e panelit, Milaim Zekën, ishte gjithçka tjetër përveçse paqësore. Mbetet për t’u parë nëse ndonjëra nga vajzat do të vendosë të thyejë heshtjen dhe të na tregojë se çfarë e krisi fiks atë raport që nisi me kaq shumë stil e buzëqeshje në dhomat e grimit. /Prive By Liberta Spahiu

Screenshot
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Morena Taraku mes panikut në Dubai: Dronët iranianë bien pranë shtëpisë së saj
Next Article ‘Mateo nuk e fiton’, gruaja e Mirit replikon me motrën e Mateos
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Praktikoni këto hapa për lëkurë të butë dhe të shëndetshme

Një lëkurë e butë dhe e shëndetshme nuk është…

Writen by
Prive
24 Mars, 2025
Yjet

Kështu e festoi sot ditëlindjen djali i Gjikos dhe Elitës!

Zëri, djali i Gjikos dhe Elita Rudit feston sot…

Writen by
Prive
20 Shkurt, 2025
Yjet

Qëndrim Krasniqi bëhet baba për herë të parë

Një gëzim i madh ka mbërritur në familjen Krasniqi.…

Writen by
Prive
19 Gusht, 2025
Yjet

Naim Murseli betohet në fëmijë: ‘As unë, as ata nuk ishim në makinë’

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vijon procesi gjyqësor…

Writen by
Prive
29 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Xheneta banore e Ferma VIP? Përgjigja e saj flet shumë
1 Mars, 2026
​”Më në fund e tha!”, Klodi dhe Elijona me deklarata në Post-Big
1 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?