Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Dramat me Selenën, Hailey me reagim të fortë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Dramat me Selenën, Hailey me reagim të fortë
Yjet

Dramat me Selenën, Hailey me reagim të fortë

Written by:
Prive
Last updated: 17 Tetor, 2025
Share

Hailey Bieber ka folur hapur për marrëdhënien e saj me këngëtaren Selena Gomez, duke sqaruar njëherë e mirë se nuk ka asnjë “drama” mes tyre.

Në një intervistë për kopertinën e WSJ. Magazine, themeluesja 28-vjeçare e Rhode Beauty tha se është lodhur nga mënyra si publiku e përpiqet ta vendosë në garë me të tjerët.

“Është gjithmonë bezdisëse kur njerëzit duan të të krahasojnë me dikë tjetër. Unë nuk e kam kërkuar këtë,” – tha Hailey, duke iu referuar historive të vazhdueshme që e përfshijnë me Selena Gomez, sot e martuar me producentin Benny Blanco.


Sipas WSJ., Hailey nuk ka dashur kurrë të krijojë një ndarje mes fansave, duke shtuar:

“Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë që e kanë krijuar vetë në mendjen e tyre, nuk është detyra jote ta ndryshosh këtë. Ata besojnë çfarë duan.”

Si Hailey ashtu edhe Selena kanë njohur Justin Bieber që në adoleshencë, rreth vitit 2009.
Selena dhe Justin u lidhën zyrtarisht në vitin 2011, ndërsa Hailey madje kishte shkruar në atë kohë në Twitter:

“Jam 100% #TeamJelena.”

Pas ndarjeve e ribashkimeve të shumta të çiftit Gomez–Bieber, në fund të vitit 2014 nisën zërat për një lidhje mes Justin dhe Hailey.

Ata e konfirmuan romancën një vit më vonë, kur reperi publikoi një foto të puthjes së tyre në St. Barts për natën e ndërrimit të viteve.

Në atë kohë, Selena u shpreh për Rolling Stone:

“Jam e lodhur të flas për të dhe për këtë histori. Dua ta mbyll njëherë e mirë.”

Megjithatë, thashethemet për një rivalitet mes dy grave vazhduan për vite me radhë.
Në tetor 2022, të dyja u fotografuan bashkë në një gala në Los Angeles, duke treguar se nuk kishte asnjë përplasje mes tyre.
Më vonë, Hailey e quajti “të neveritshme dhe të rrezikshme” mënyrën si fansat nxisin urrejtje:

“E kam urryer që në fillim. Kam thënë dhjetëra herë që nuk ka asnjë problem mes nesh, por disa njerëz duan ende të sillen kështu për shkak të një burri,” – tha ajo për Bloomberg’s The Circuit në vitin 2023.

Sot, Hailey dhe Justin janë prindër të një djali, Jack Blues, i lindur në gusht 2024, dhe duket se modelja ka vendosur të lërë pas çdo zhurmë të së shkuarës për t’u fokusuar në familje dhe biznesin e saj. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Rrëfimi emocionues i Neslihan muaj pasi u bë nënë për herë të parë
Next Article Misteri i vdekjes së themeluesit të Mango – në hetim i biri i tij
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Adri dhe Iliriana japin lajmin e shumëpritur

Pak ditë më parë, dyshja Adri dhe Iliriana sollën…

Writen by
Prive
13 Korrik, 2025
Yjet

Ylli sërish thirrje Florit: Kthehu në muzikë, të duam, na mungon!

Në koncertin mbrëmë në Shkup, Yll Limani pati një…

Writen by
Prive
21 Gusht, 2025
Yjet

Linjat e Marigonës shtatë muaj pas lindjes së dytë janë thjesht wow!

Modelja e njohur kosovare, Marigona Krasniqi, dhe boksieri i…

Writen by
Prive
20 Maj, 2025
Yjet

Ribashkohen Jozi dhe Lori?

Konkurrentët e Big Brother VIP Albania, Jozi dhe Lori…

Writen by
Prive
21 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?