Ylli botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, pasuria e së cilës vlerësohet rreth 150 miliona funte, ka fituar së fundmi një betejë me rëndësi ligjore. Këngëtarja 31-vjeçare triumfoi përballë një tregtari nga Hong Kongu, i cili po shiste mallra të paautorizuara me emrin e saj, përfshirë veshje, çanta dhe kapele. Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) vendosi që domeni “dualipa-asiastore.com” përdorej në mënyrë të paligjshme dhe urdhëroi kalimin e menjëhershëm të tij në pronësi të kompanisë së Dua Lipës.
Dua Lipa fiton betejën ligjore, ndërsa pasuria e saj arrin shifra marramendëse

Suksesi ligjor shoqërohet edhe me të ardhura marramendëse financiare. Dokumentet e fundit të kompanisë së saj,”Radical22 Ltd”, të cilën e menaxhon së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa, tregojnë se këngëtarja ka fituar mesatarisht 64,000 funte në ditë gjatë vitit të kaluar. Në total, të ardhurat e saj nga muzika, të drejtat e autorit, turnetë dhe produktet arritën në 23.4 miliona funte, ndërsa vetë kompania vlerësohet tani në 73 miliona funte.
Fitimet janë rritur ndjeshëm edhe nga aktivitetet e saj live. Kompania “Radical22 Live”, e cila menaxhon financat e turneve, regjistroi një profit neto prej 6.2 miliona funtesh në vitin 2025. Turneu i saj botëror prej 81 datash, “Radical Optimism Tour”, inkasoi një shifër mbresëlënëse prej 162 miliona funtesh vetëm gjatë vitit të kaluar, duke konfirmuar pozicionin e saj si një nga artistet më të suksesshme në botë.
Përveç arritjeve profesionale, Dua Lipa ka folur së fundmi edhe për jetën private pas martesës luksoze prej 1.5 miliona funtesh me aktorin Callum Turner. Pas një ceremonie zyrtare në Londër dhe një dasme madhështore në Itali – ku morën pjesë yje si Donatella Versace, Charli XCX dhe Mark Ronson – këngëtarja tregoi se sekret i ditës së tyre të veçantë ishte që të shijonin çdo moment dhe të qëndronin gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Shepshherë ajo ka theksuar se me bashkëshortin ndan një gjuhë unike krijuese dhe mbështetje të plotë.
Kjo lumturi e re pritet të sjellë edhe një frymëzim të ri në krijimtarinë e saj muzikore. Dua ka pranuar se ndonëse më parë e kishte më të lehtë të shkruante këngë dashurie nga dhimbja e zemrës, tani kërkon të eksplorojë se çfarë ndodh kur gjen dashurinë e vërtetë. Ajo shprehet e interesuar të pasqyrojë kompleksitetin e një marrëdhënieje të shëndoshë, momentet e saj të qeta dhe detajet e vogla që e bëjnë atë të veçantë. /Prive By LS
Leave a Comment

