Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, është rikthyer në Instagram pas shtatë ditësh mungesë, duke zbuluar për herë të parë detaje rreth problemit që e mbajti larg ndjekësve të saj.
Kujtojmë se ditë më parë, profili i saj në Instagram kishte shfaqur probleme të pazakonta, duke ngritur dyshime se mund të kishte rënë pre e një sulmi kibernetik.
Gjatë kësaj periudhe, Elijona kishte komunikuar me ndjekësit përmes platformës X, ku kishte shprehur shpresën se shumë shpejt do ta rikthente llogarinë e saj.
E tashmë, përmes një postimi në Instastory, ajo ka konfirmuar se ka arritur ta rimarrë llogarinë, duke treguar se kjo nuk është hera e parë që përballet me një situatë të tillë.
“Kjo nuk është hera e parë që account-i im sulmohet. Kësaj here kam qenë plot 7 ditë pa pasur qasje në Instagram. Fatmirësisht, tash jam përsëri këtu!”, ka shkruar ajo.
Elijona u ka kërkuar falje ndjekësve për mungesën e komunikimit, duke theksuar se situata nuk ka qenë në dorën e saj dhe se nuk dëshiron të akuzojë apo të fajësojë askënd për atë që ka ndodhur.
Në fund, ajo ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur shpresën që kjo të ketë qenë hera e fundit që përballet me probleme të tilla.
“E vlerësoj shumë secilin prej jush dhe shpresoj që kjo të ketë qenë hera e fundit. Ju dua shumë!”, ka përfunduar Elijona.



