Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Dukagjin Lipa i ashpër ndaj biletave ‘belesh’: “Krejt Kosovën nuk e nxen në VIP”
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Dukagjin Lipa i ashpër ndaj biletave ‘belesh’: “Krejt Kosovën nuk e nxen në VIP”
Yjet

Dukagjin Lipa i ashpër ndaj biletave ‘belesh’: “Krejt Kosovën nuk e nxen në VIP”

Written by:
Prive
Last updated: 25 Korrik, 2025
Share

Në prag të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë, Dukagjin Lipa ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për fenomenin e kërkesave të shumta për bileta falas – ose siç i quan ai, “belesh”.

Përmes një sërë storjesh në Instagram, drejtuesi i festivalit dhe babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka lëshuar një “manifest të drejtpërdrejtë”, duke shprehur zhgënjimin ndaj atyre që përkundër mundësive financiare, kërkojnë hyrje pa pagesë për festival.

“ASNJO prej jush nuk jeni rast social. Çdo të Premte hipni në aeroplan për Evropë, për qejf, eksportoni kesh jashtë Kosovës, e kur vjen puna me ble bileta për festival – ju doket shpenzim,” shkruan ai, duke theksuar se një vikend në Prishtinë ofron përjetime që nuk i ofron asnjë qytet evropian për të njëjtin çmim.

Në një tjetër mesazh, ai ironizon faktin se në vend që të ftojnë miqtë evropianë për të përjetuar Kosovën, njerëzit shpenzojnë energji për të kërkuar bileta “belesh”, duke harruar që për çdo gjë tjetër në Evropë paguajnë plotësisht.

Reagimi i tij kulmon me një mesazh të thjeshtë por të qartë: “Krejt Kosovën nuk e nxen n’VIP!!!”

Sunny Hill Festival pritet të rikthehet këtë verë me një line-up të bujshëm dhe përvoja që ofron festivali nuk duhet të jetë “belesh”, por e vlerësuar e e përkrahur nga publiku që e kërkon.

/Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Pamjet, ja si u dukën familja Rugova sot në kurorëzimin në Katedrale
Next Article “Hajne, i ke bë milionat”, qytetari i shkon në tavolinë Fitore Pacollit dhe përplaset me të
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Gjesti është me Diellzën’, Xheneta i kthehet menjëherë ndjekësit

Kanë kaluar më shumë se një vit nga përfundimi…

Writen by
Prive
13 Shkurt, 2026
Yjet

‘Gënjeja’ e çon Albinën në finalen e Këngës Magjike

Këngëtarja e shumëpëlqyer, Albina Kelmendi, e ka konfirmuar zyrtarisht:…

Writen by
Prive
21 Nëntor, 2025
Yjet

Trëndafila të bardhë, nga kush u surprizua Arbenita Ismajli

Modelja dhe influencuesja e njohur Arbenita Smajli ka ndarë…

Writen by
Prive
30 Tetor, 2025
Yjet

Jo vetëm për trafikim, Diddy përballet edhe me zëra për vrasje

Aktori dhe muzikanti i njohur Jamie Foxx ka reaguar…

Writen by
Prive
23 Maj, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Kolagjeni, sekreti i forcës dhe elasticitetit të trupit
12 Mars, 2026
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, ja kur del para gjykatës
12 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?