Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: E 25-ta nga krejt partitë, Edona flet pas fitores së mandatit të dytë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > E 25-ta nga krejt partitë, Edona flet pas fitores së mandatit të dytë
Yjet

E 25-ta nga krejt partitë, Edona flet pas fitores së mandatit të dytë

Written by:
Prive
Last updated: 9 Janar, 2026
Share

Këngëtarja e njohur dhe deputetja Edona Llalloshi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e madhe që gëzon tek qytetarët.

Llalloshi ka arritur të sigurojë mandatin e saj të dytë në Kuvendin e Kosovës me një rezultat mbresëlënës. Ajo ka marrë plot 44,259 vota, një shifër kjo që e pozicionon atë shumë lart në hierarkinë politike të këtyre zgjedhjeve.

Sipas të dhënave, Edona renditet e 25-ta në listën e personave më të votuar nga të gjitha partitë politike në vend, duke lënë pas shumë figura me përvojë të gjatë në politikë. Ky rezultat dëshmon se ajo ka arritur të konsolidojë profilin e saj jo vetëm si artiste, por edhe si një zë përfaqësues në institucione.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Edona ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për këtë besim masiv.

“Ju falënderoj me mirënjohje të thellë për besimin që ma dhatë. Ky besim nuk është vetëm një nder personal, por, mbi të gjitha, një përgjegjësi e madhe morale dhe institucionale ndaj jush dhe ndaj Republikës sonë,” është shprehur ajo.

Ajo ka siguruar votuesit se do ta ushtrojë këtë mandat me integritet, transparencë dhe përgjegjësi, duke theksuar se “pushteti buron nga qytetari dhe i shërben vetëm atij”.

Ky konfirmim i fuqishëm i mandatit të dytë tregon se Edona Llalloshi tashmë është një faktor stabël në skenën politike kosovare. /Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram

A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Tayna ‘shkollë’ për Amerikën! Reperja virale e New York-ut vjedh nga artistja kosovare
Next Article Shyhrete Behluli feston ditëlindjen, Luli me fjalë të rralla për të
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Incidenti në pronën e Azet, reagon reperi

Reperi i njohur me origjinë shqiptare, Azet l ka…

Writen by
Prive
29 Nëntor, 2025
Yjet

Ish-i dashuri lë pa jetë studenten 20-vjeçare, më pas edhe veten

Një studente kolegji është vrarë nga ish-i dashuri i…

Writen by
Prive
3 Shtator, 2025
Yjet

Lindita Halimi kthehet fuqishëm me “Battlefield of Love”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Halimi, sapo ka publikuar…

Writen by
Prive
1 Korrik, 2025
Yjet

Ledri dhe Xhensila i këndojnë dashurisë në këngën e re

Ashtu siç e lajmëruan, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula…

Writen by
Prive
22 Prill, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?