Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: E la si ‘pemë’ pa autograf, Egla i kthehet Moza Ahmetit
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > E la si ‘pemë’ pa autograf, Egla i kthehet Moza Ahmetit
Yjet

E la si ‘pemë’ pa autograf, Egla i kthehet Moza Ahmetit

Written by:
Prive
Last updated: 20 Korrik, 2025
Share

Një situatë aspak e zakonshme ndodhi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte shkrimtarja ikonike Mimoza Ahmeti. Aktorja dhe opinionistja Egla Ceno, me sjellje të përulur dhe dashamirëse, i kërkoi Mimozës një autograf në librin që ajo kishte sjellë me vete. Por ajo që pasoi befasoi publikun: Ahmeti refuzoi ta firmoste, duke thënë se ishte një kopje personale pune dhe se nuk i dhuronte libra askujt.

Ngjarja ndezi diskutime në rrjet dhe u përjetua si një akt përçmues nga publiku. Por reagimi i vërtetë erdhi më vonë, përmes një letre të gjatë publike që Egla Ceno postoi në Instagram, e cila po bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.

Letra fillon me një ironi të hollë:
“E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne – si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.”

Egla zbulon se ndodhej në një situatë personale të vështirë kur vendosi të reagojë:
“Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.”

Në vijim, ajo përshkruan momentin e refuzimit me një ton përçues:
“Ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.”

Egla vazhdon me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj sjelljes së autores:
“Nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor?”

Duke ironizuar stilin e Mimozës, ajo shkruan:
“Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot.”

Në kulmin e reagimit, Egla i lë një mesazh të qartë:
“Ti nuk më le dot si ‘pemë’, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete.”

Letra mbyllet me një fjali që po citohet gjerësisht:
“Një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi.”

Ky reagim publik është përjetuar si një akt i fortë kundër elitizmit dhe arrogancës në botën e artit, dhe ka hapur diskutime të thella mbi kufirin mes gjenialitetit dhe mungesës së ndjeshmërisë njerëzore.

A do ketë një përgjigje nga Mimoza Ahmeti? Mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: kjo përplasje do të komentohet gjatë. /Prive By Liberta Spahiu.

View this post on Instagram

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Sundance – Festa në Jalë që kthen çdo të diel në përjetim!
Next Article Motra e Gjestit ia kthen diss-in Eglit, e krahason me gomar?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Selena Gomez shet unazën e saj me diamante për veç kaq para!

Selena Gomez nisi një kampanjë 12-ditore përpara publikimit të…

Writen by
Prive
13 Mars, 2025
Yjet

Anisa transformohet në bjonde dhe duket thjesht wow!

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, po…

Writen by
Prive
22 Gusht, 2025
Yjet

Ndodh edhe kjo në BBVA – Gjesti pështyn Eglin në fytyrë!

Në vazhdën e ngjarjeve të papritura që po ndodhin…

Writen by
Prive
1 Prill, 2025
Yjet

Rina Balaj blen veturë të re – zbuloni çmimin ‘marramendës’!

Këngëtarja Rina Balaj i ka bërë vetes një dhuratë…

Writen by
Prive
5 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?