Këngëtarja e njohur Arta Memedi ka përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës — është bërë nënë për herë të parë!
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë përmes një postimi emocional, ku zbulon se më 28 korrik ka sjellë në jetë vajzën e saj, Noemi Dërguti.
“Për muaj të tërë, kam mbajtur në heshtje këngën më të bukur që kam njohur ndonjëherë, ritmin e një rrahjeje të vogël zemre, melodinë e një shpirti,” shkruan Arta, duke zbuluar se shtatzëninë e ka jetuar larg syve të publikut, në qetësi e përkushtim të plotë.
View this post on Instagram
“Nuk e ndava me botën, disa mrekulli janë thjesht shumë të shenjta për t’u treguar para kohe. Kisha nevojë për heshtje, qetësi, mbrojtje — për të, për mua, për ne,” vazhdon ajo.
“Dhe unë mbaj brenda vetes emocione dhe qetësi të thellë. Më në fund, jam gati t’ia këndoj botës.”
Në fillim të këtij viti, Prive by Liberta Spahiu solli ekskluzivisht pamjet nga dasma e saj intime me partnerin Jon Dërguti — një tjetër moment i rëndësishëm në jetën personale të këngëtares.
Prej kohësh, Arta është tërhequr nga skena muzikore, por duket se ka zgjedhur t’ia përkushtojë veten një kënge të re: asaj të mëmësisë. /Prive By Liberta Spahiu.