Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” vazhdojnë të prodhojnë debate të forta, por duket se këtë herë situata ka kaluar kufijtë e lojës. Një diskutim mes banorëve Brikena dhe Artan ka degraduar në fjalor ofendues nga ky i fundit, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga jashtë shtëpisë.
Gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë, Artani ka përdorur terma denigrues ndaj Brikenës, duke e krahasuar atë me personazhe filmash dhe duke përdorur një fjalor që është konsideruar gjerësisht si i papërshtatshëm për një transmetim televiziv.
Pas këtij episodi, llogaria zyrtare e Brikenës në Instagram, e cila menaxhohet nga familjarët dhe stafi i saj, ka publikuar një deklaratë të fortë ku dënon sjelljen e Artanit.
Ata janë shprehur të shokuar nga gjuha e përdorur nga Artani.
“Loja ka limite, por edukata është detyrim! Është e turpshme që një banor përdor krahasime me filma për të ofenduar Brikenën me termin ‘B*****’ (e dihet shumë mirë çfarë nënkupton ajo fjalë në atë film). Mosha nuk është asnjëherë arsyetim për të cenuar dinjitetin e një vajze në ekran kombëtar. Familja dhe ne si menaxhim i Brikenës jemi të shokuar nga kjo gjuhë dhe presim reagim nga produksioni. Nuk do të lejojmë asnjë lloj bullizimi ndaj saj,” shkruhet në njoftimin zyrtar.
Reagimi nuk ka mbetur vetëm tek familja. Ndjekësit e formatit kanë vërshuar në komente duke dënuar fjalorin e Artanit, veçanërisht duke theksuar se një fjalor i tillë nuk i ka hije një burri 54-vjeçar. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


