Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: E vërteta e “250 eurove” – Menaxhmenti i Taynës flet me fakte dhe dokumente: Respektuam çdo kërkesë të tyren
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > E vërteta e “250 eurove” – Menaxhmenti i Taynës flet me fakte dhe dokumente: Respektuam çdo kërkesë të tyren
Yjet

E vërteta e “250 eurove” – Menaxhmenti i Taynës flet me fakte dhe dokumente: Respektuam çdo kërkesë të tyren

Written by:
Prive
Last updated: 12 Shkurt, 2026
Share

Pas zhurmës së madhe që u krijua në rrjet orët e fundit nga deklarata e artistes Alida Hisku, menaxhmenti i Taynës ka vendosur të thyejë heshtjen për të sqaruar opinionin publik me transparencë totale. Ndërsa portalet zienin për “vlerën” e pagesës, e vërteta prapa bashkëpunimit për hitin “Thana” rezulton të jetë krejtësisht ndryshe nga çfarë u aludua. Ekipi i reperes ka bërë të qartë se nuk ka pasur asnjë shfrytëzim apo neglizhencë, por një korrektësi maksimale ligjore dhe financiare, e bazuar plotësisht në kërkesat e vetë artistëve të vjetër.

Tayna, e cila gjithmonë ka treguar respekt për ikonat e muzikës shqiptare, kishte dhënë një urdhër të prerë për stafin e saj: të paguhej çfarëdo shume që do të kërkohej, pa negociata.

Fakti që pagesat janë bërë ekzaktësisht sipas kërkesës së palëve dhe janë të faturuara me kontrata të rregullta, rrëzon poshtë narrativën e “viktimizimit” që u krijua në media. Me këtë reagim, ekipi i Taynës mbyll çdo hapësirë për keqinterpretim, duke dëshmuar se profesionalizmi dhe mirënjohja janë parësore për artisten.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë dhe të detajuar të menaxhmentit:


REAGIM ZYRTAR: Faktet janë të dokumentuara – çdo narrativë tjetër është e pavërtetë

Pas raportimeve të shumta dhe deklaratave të fundit publike nga Alida Hisku lidhur me projektin “Thana”, ekipi i Doruntina Shalës (Tayna) ndjen obligim të sqarojë opinionin publik me fakte konkrete dhe dokumentacion zyrtar.

Marrëveshja është bërë me kontratë dhe pagesë të plotë

Për përdorimin e vargut “Anës së pas anës o, lumit të fshatit tim” janë marrë të drejtat me kontratë të rregullt dhe të nënshkruar.

Pagesat janë realizuar si më poshtë: • Enver Shëngjergji (kompozitor) – 1,000€ • Alida Hisku (interpretuese) – 250€ • Zhuliana Jorganxhi (tekstshkruese) – 250€

Totali: 1,500€, sipas kërkesës së vetë palëve.

Pra, bëhet fjalë për autorizim të rregullt ligjor dhe kompensim financiar të plotë.

Sipas rregullave të industrisë, beat-i është pronë e kompozitorit/producentit

Është e rëndësishme të theksohet se sipas praktikave dhe rregullave standarde të industrisë muzikore, beat-i dhe prodhimi muzikor janë pronë e kompozitorit/producentit.

Në këtë rast: • Kompozitor/Producent i “Thana”: Mixey

Shuma prej 1,000€ i takon kompozitorit për të drejtat e autorizimit.

Sa i përket shumave prej 250€ për znj. Alida Hisku dhe 250€ për znj. Zhuliana Jorganxhi — këto janë dhënë me respekt dhe me dëshirë, sipas kërkesës së tyre personale.

Madje, Tayna ka qenë e qartë me ekipin e saj: nëse do të kërkohej më shumë, ajo ishte e gatshme ta paguante.

Për shkak të moshës, karrierës dhe kontributit të një gjenerate artistësh që kanë kaluar periudha të vështira, Tayna ka thënë shprehimisht: “Sa kërkojnë, jepjuani.”

Kjo nuk është çështje detyrimi, por respekti.

Kontradikta publike

Është fakt se në një intervistë tjetër, znj. Alida Hisku ka deklaruar se kënga është “dhuruar”. Ndërsa tani pretendohet sikur nuk ka pasur marrëveshje apo kompensim të duhur.

Këto deklarata janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kontratën e nënshkruar dhe pagesat e realizuara.

Të lihet të kuptohet publikisht se është bërë padrejtësi apo shfrytëzim, kur ekziston marrëveshje ligjore dhe pagesë sipas kërkesës së tyre, përbën deformim të realitetit dhe dëmton reputacionin e artistes.

Qëndrimi ynë

Tayna ka vepruar: • Me kontratë të rregullt • Me pagesë sipas kërkesës së tyre • Me respekt maksimal profesional dhe njerëzor

Çdo pretendim për përdorim pa leje apo mosrespektim nuk qëndron.

Në rast se vazhdohet me deklarata të pavërteta që cenojnë figurën e artistes, do të shqyrtohen seriozisht hapat ligjorë për mbrojtjen e reputacionit.

Ne nuk kërkojmë konflikt. Kërkojmë vetëm që faktet të respektohen.

Dokumentacioni ekziston. Pagesat janë kryer. Marrëveshja është e nënshkruar.

/Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Demet nis kauzën: ‘Ndihmoni fëmijët të shkollohen’
Next Article Anulohet meçi, Drilon Rama mbetet pa boksuar në Londër
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

“S’ia vlen të shtyhesh me ty”, Teuta Selimi me thumb, kujt po i drejtohet?

Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka habitur ndjekësit e…

Writen by
Prive
10 Shkurt, 2026
Yjet

Driloni i dërgon dron, ky është reagimi i Gjestit!

Fituesi i këtij edicioni të BBVK, Drilon Rama i…

Writen by
Prive
1 Mars, 2025
Yjet

Momenti i parë i Butës pas lirisë: pranë vajzës së tij

Reperi i njohur shqiptar, Buta, është liruar ditën e…

Writen by
Prive
1 Tetor, 2025
Yjet

Gjendja shëndetësore, Azet detyrohet të shtyjë turneun

Reperi i njohur Azet ka njoftuar përmes llogarisë së…

Writen by
Prive
19 Dhjetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Dasmë e madhe në Prizren! I jep fund beqarisë Vesel Kurtishaj
29 Mars, 2026
Shaqir Palushi dhuron 10 mijë euro Stenaldos për shtëpi
29 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?