Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Anulohet meçi, Drilon Rama mbetet pa boksuar në Londër
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Anulohet meçi, Drilon Rama mbetet pa boksuar në Londër
Yjet

Anulohet meçi, Drilon Rama mbetet pa boksuar në Londër

Written by:
Prive
Last updated: 12 Shkurt, 2026
Share

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, është përballur me një situatë të papritur vetëm pak orë para se të bënte rikthimin e tij të madh në ring. Boksieri, i cili kishte udhëtuar drejt Londrës me synimin për të zhvilluar ndeshjen e radhës këtë të premte, ka njoftuar ndjekësit e tij se dueli nuk do të ndodhë. Eventi i organizuar nga “Warren Boxing Management” në Grays është anuluar tërësisht për shkak të disa problemeve shëndetësore të raportuara te boksierët e tjerë pjesëmarrës, një situatë që organizatorët e kanë cilësuar si jashtë kontrollit të tyre.

Driloni, i cili tashmë ndodhet në Britaninë e Madhe i shoqëruar nga ekipi i tij, ka reaguar menjëherë përmes një video-mesazhi, duke konfirmuar se përballja e shumëpritur është shtyrë. I veshur sportiv dhe në rrugët e Londrës, ai nuk e fshehu keqardhjen që përgatitja e tij intensive kësaj radhe nuk do të finalizohet me një ndeshje.

“E kam një lajm jo të mirë. Krejt eventi është anulu. Janë sëmurë shumë boksiera,” u shpreh Driloni për ndjekësit e tij. Ai theksoi përkushtimin e ekipit të tij për këtë datë: “Jena ardh me trenerë, shokë krejt, jena përgatitë shumë mirë për meç, por s’e ka shkru Zoti me u rre këtë herë.”

Pavarësisht këtij anulimi të minutës së fundit, kampioni i BBVK3 ka garantuar se ky është vetëm një ndim momental dhe se karriera e tij do të vazhdojë me ritme të larta. “Boksi nuk ndalet, na presin edhe shumë evente të mëdhaja,” deklaroi ai, duke u kërkuar ndjesë të gjithë mbështetësve që kishin planifikuar të ishin të pranishëm për ta përkrahur fizikisht. Organizatorët kanë bërë të ditur se data e re e eventit do të komunikohet në një moment të dytë. /Prive By Liberta Spahiu

https://privebruto.com/wp-content/uploads/2026/02/AQMWgGafSrd2WemZXAHE3c9srfeLfsLJOC0qVCgOSbjOOwR8FLpjEjzBDr7_muwH0HQq8Gd59cRHS_rOiu02KIsWzNRY8lYJ.mp4
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article E vërteta e “250 eurove” – Menaxhmenti i Taynës flet me fakte dhe dokumente: Respektuam çdo kërkesë të tyren
Next Article ‘Valle kosovare’ e Shpatit vidhet nga Azisi në projektin e ri?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Tragjedi në familje, gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas veten

Autopsitë e kryera mbi katër anëtarët e një familjeje…

Writen by
Prive
21 Gusht, 2025
Yjet

Jonhy Depp po rikthehet në filmin “Piratët e Karaibeve”?

Producenti i njohur Jerry Bruckheimer ka bërë të ditur…

Writen by
Prive
15 Gusht, 2025
Yjet

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare Paqësor Hajdini, babai i Genard Hajdinit

Me dhimbje të madhe është bërë i ditur lajmi…

Writen by
Prive
10 Tetor, 2025
Yjet

Postimi prekës i gruas së Charlie Kirk pak para atentatit fatal

Erika Lane Frantzve, bashkëshortja e aktivistit të diskutueshëm amerikan…

Writen by
Prive
11 Shtator, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Harrojini traditat! Si po e përmbys Gjenerata Z konceptin e martesës nga e para
13 Mars, 2026
Pse gjykata caktoi një muaj paraburgim për Gjestin?
13 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?