Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Mes shumë polemikash, ‘Miss Mexico’ kurorëzohet ‘Miss Universe’
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Mes shumë polemikash, ‘Miss Mexico’ kurorëzohet ‘Miss Universe’
Yjet

Mes shumë polemikash, ‘Miss Mexico’ kurorëzohet ‘Miss Universe’

Written by:
Prive
Last updated: 21 Nëntor, 2025
Share

Fatima Bosch nga Meksika u shpall fituese në finalen e madhe të edicionit të 74-të të “Miss Universe”, të mbajtur të premten në Bangkok të Tajlandës, pavarësisht javëve të tëra polemikash që e kanë shoqëruar konkursin.

25-vjeçarja nga Tabasco u kurorëzua nga fituesja e vitit të kaluar, Victoria Kjær Theilvig nga Danimarka.

Vendin e dytë e zuri përfaqësuesja e Tajlandës, Praveenar Singh, e ndjekur nga venezuelianja Stephany Abasali, filipinasja Ahtisa Manalo dhe Olivia Yacé nga Bregu i Fildishtë që plotësoi pesëshen më të mirë.

Këtë vit morën pjesë përfaqësuese nga 120 shtete, mes tyre edhe Nadeen Ayoub, e para grua që përfaqëson popullin palestinez në këtë ngjarje, e cila arriti deri në top 30.

Ceremonia, e prezantuar nga komediani amerikan Steve Byrne, u hap me një performancë të këngëtarit tajlandez Jeff Satur.

Bosch u pyet se si do ta përdorte titullin “Miss Universe” për të bërë botën një vend më të sigurt për gratë. Ajo u përgjigj:


“Si grua dhe si Miss Universe, do ta përdor zërin dhe fuqinë time në shërbim të të tjerëve, sepse ne jemi këtu për të folur, për të sjellë ndryshimin dhe për të bërë histori.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miss Universe (@missuniverse)

Gara e këtij viti nisi më 5 nëntor, me ceremoninë e sashave.

Më herët këtë muaj, konkursi u përball me një bojkot masiv nga disa konkurente, pas një përplasjeje të përfolur shumë në media, ku drejtuesi tajlandez i eventeve, Nawat Itsaragrisil, sulmoi Bosch-in gjatë një eventi paraprak, duke e kritikuar se nuk kishte publikuar mjaftueshëm përmbajtje promocionale.

Në pamjet e publikuara, Bosch i kundërvihet duke i thënë se ai “nuk po më respekton si grua”, çka e shtyu Nawat-in të kërkonte që sigurimi ta largonte atë nga salla. Disa konkurrente, përfshirë edhe fituesen në detyrë Victoria Kjær Theilvig, u larguan nga eventi në shenjë solidariteti.

Presidenti i organizatës Miss Universe, Raul Rocha Cantu, publikoi një deklaratë ku theksoi se nuk do të lejonte që “vlerat e respektit dhe dinjitetit të grave të shkelen”. Nawat më vonë kërkoi falje në rrjetet sociale për “këndo që është ndier keq, i pakëndshëm apo i prekur” nga sjellja e tij.

Nga ana tjetër, dy anëtarë të jurisë dhanë dorëheqjen vetëm disa orë para finales.

Të mërkurën, Miss Jamaica, Gabrielle Henry, u dërgua me barrelë pasi pësoi një rrëzim gjatë prezantimit me fustan mbrëmjeje në fazën paraprake të konkursit. Në videon që qarkulloi online, ajo shihet duke pozuar në buzë të skenës me një fustan portokalli dhe taka të larta, kur humbet ekuilibrin dhe bie poshtë skenës. Publiku dëgjohet i tronditur, ndërsa njerëzit e stafit i vijnë menjëherë në ndihmë.

Organizata Miss Universe Jamaica njoftoi se “ajo nuk ka pësuar lëndime që rrezikojnë jetën”. Ndërkohë, Rocha shkroi në Instagram se kishte vizituar Henry-n në spital dhe konfirmoi se “fatmirësisht nuk ka fraktura dhe po merr trajtim të mirë”. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Gjyshi mbeti gjysmë i paralizuar, Getinjo dhe Mozzik lutje për shërim në ditën e Xhumasë
Next Article Nëntë vite pa Ergi Dinin, Barbana rrëqeth me fjalët
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Rrugëtimi drejt prindërve biologjikë – historia dridhëruese e Shqiponjës!

Prive mbrëmë solli intervistën me Shqiponjën, vajzën e cila…

Writen by
Prive
15 Shkurt, 2025
Yjet

‘Gati humba arsyen’, rrëfehet pas krizave Teuta Selimi

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun,…

Writen by
Prive
15 Nëntor, 2025
Yjet

Rrjeti bëhet lëmsh pas këtij veprimi të Hakan ndaj Tuba Büyüküstün

Shtypi turk është përfshirë sërish nga thashethemet për jetën…

Writen by
Prive
9 Tetor, 2025
Yjet

Drama të reja? Ja çfarë po ndodh mes Xhulit dhe Gertit!

Ish konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova, Juliana…

Writen by
Prive
22 Shkurt, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Çfarë vendimi do ketë zarfi i zi për Labin sonte?
13 Shkurt, 2026
‘Gjesti është me Diellzën’, Xheneta i kthehet menjëherë ndjekësit
13 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?