Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Efektet e Ozempic në jetën intime: Humbje apo rritje e libidos?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Bota > Efektet e Ozempic në jetën intime: Humbje apo rritje e libidos?
Bota

Efektet e Ozempic në jetën intime: Humbje apo rritje e libidos?

Written by:
Prive
Last updated: 11 Korrik, 2025
Share

Ndërsa efektet anësore të barnave GLP-1 si Ozempic po dalin në pah, përdoruesit kanë filluar të flasin hapur për ndikimin që kanë ndjerë – nga ndryshimet në lëkurë deri te dëshira seksuale. Kur vjen puna te kjo e fundit, reagimet janë të ndryshme.

Në forumin r/Ozempic në Reddit, disa përdorues kanë pohuar se libidoja e tyre ka ndryshuar ndjeshëm që prej fillimit të përdorimit të Ozempic – një ilaç i krijuar për diabetin e tipit 2, por që përdoret gjerësisht edhe për rënie në peshë.

Disa thonë se e kanë humbur krejt dëshirën për seks:
“Është si të jetë zhdukur fare,” shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi: “Ka ikur. Më mungon!”

Ndërkohë, të tjerë kanë përjetuar rritje të libidos – madje disa thonë se kanë kaluar vite pa ndjerë fare dëshirë para se të përdornin Ozempic.

Megjithëse mungojnë studime të thelluara mbi efektin e GLP-1 në dëshirën seksuale, përvojat e përdoruesve sugjerojnë ndikim të mundshëm.

Një faktor është humbja e shpejtë në peshë, e cila mund të shkaktojë çekuilibër hormonal. Po ashtu, ulja e oreksit dhe marrja më e ulët e kalorive mund të ndikojë në nivelin e energjisë dhe dëshirën seksuale.

Efekte të tjera anësore si fryrja apo të përzierat mund të ndikojnë negativisht në ndjesinë e të qenit “seksual”.

Sipas Stephanie Faubion nga Mayo Clinic, Ozempic mund të ulë dëshirën në përgjithësi – për ushqim, alkool apo seks – por ende nuk ka përfundime të qarta: “Juria ende nuk ka vendosur.”

Nga ana tjetër, disa e përjetojnë rritjen e libidos. David B. Sarwer nga Universiteti Temple thekson se njerëzit me obezitet kanë më shumë probleme seksuale për shkak të sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, të cilat ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe prodhimin e testosteronit.

Humbja në peshë ndihmon në përmirësimin e këtyre faktorëve dhe, rrjedhimisht, të dëshirës seksuale.

Rritja e vetëbesimit dhe lehtësia në lëvizje gjatë aktit seksual janë gjithashtu arsye që disa përdorues përjetojnë më shumë kënaqësi pas humbjes në peshë:
“Tani, kur jam në pozicione të caktuara, nuk ndjej dhimbje më – gjithçka është më mirë,” tha një përdorues për Wired.

Reagimi ndaj Ozempic varet nga individi – biologjia, hormonet dhe niveli i mëparshëm i libidos janë faktorë kyç. Dr. James Simon nga Universiteti George Washington thotë:
“Barnat ndikojnë në të njëjtat pjesë të trurit ku ndodhen ndjesitë e kënaqësisë – tek të dy gjinitë.”

Prodhuesi Novo Nordisk deklaroi për UNILAD se siguria e pacientëve është prioritet, dhe inkurajon përdoruesit që të marrin ilaçet vetëm për përdorim të miratuar dhe të raportojnë çdo efekt anësor te mjeku apo përmes sistemit “MHRA Yellow Card”.

/Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Rasti i Noizyt, flet zëdhënësi i prokurorisë zvicerane
Next Article ‘E din, e din’, vjen i plotë hiti nga Liri dhe Gimi-O
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Bota

60 vite më vonë, një grua kthen artefaktin e vjedhur nga Olimpia

Një turiste që kishte marrë një artefakt antik grek…

Writen by
Prive
14 Tetor, 2025
Bota

Detajet ‘flasin’, ja çka po ndodh mes çiftit të dashur turk

Fansat e çiftit të dashur të aktrimit, Özge Yağız…

Writen by
Prive
21 Nëntor, 2025
Bota

3 shenjat që mund të paralajmërojnë kancerin që në mëngjes

Disa simptoma që mund të sugjerojnë praninë e kancerit…

Writen by
Prive
12 Shtator, 2025
Bota

Historia e pabesueshme e dy shoqeve që u ribashkuan pas 50 vitesh

Në vitet 1970, një vajzë 11-vjeçare nga New Jersey,…

Writen by
Prive
30 Shtator, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘Jeta pas Big-ut’, Elijona flet me ndjekësit
7 Mars, 2026
Lady Gaga po martohet! Artistja zbulon planet e dasmës
7 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?