Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP Kosova” pritet të jetë një nga më prekëset e këtij edicioni.
Sonte, Elijona, banorja më e re në moshë e shtëpisë, e cila pavarësisht viteve, ka dëshmuar të jetë një nga banoret më të komentuara dhe më të pëlqyera nga publiku për lojën e saj të matur.
Gjatë “Prime-it” të sonte, Elijona do të hapë zemrën për të ndarë me shikuesit detaje nga jeta e saj dhe sfidat e mëdha që i është dashur të kalojë. Ky rrëfim pritet të sjellë emocione të forta jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe te mbarë opinioni publik që e ka mbështetur që në ditët e para të hyrjes së saj.
Historia që ka prekur zemrat e shqiptarëve
Kujtojmë se Elijona, që në fillim të rrugëtimit të saj, ka rrëfyer një pjesë të historisë së saj të dhimbshme familjare. Vetëm katër vite më parë, jeta e saj ndryshoi përgjithmonë kur nëna dhe motra e saj humbën jetën në një aksident tragjik.
Ky rrugëtim i saj në BBVK shihet si një provë force dhe guximi për të përballuar dhimbjen përmes ambicies për të ardhmen.
Sonte të gjithë sytë para ekranit, për të dëgjuar të plotë rrëfimin e jetës së Elijonës! /Prive By Liberta Spahiu


