Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Eu Shpat bre’, kolegët reagojnë të shokuar për Shpatin
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Eu Shpat bre’, kolegët reagojnë të shokuar për Shpatin
Yjet

‘Eu Shpat bre’, kolegët reagojnë të shokuar për Shpatin

Written by:
Prive
Last updated: 26 Nëntor, 2025
Share

Lajmi i papritur për ndarjen nga jeta të këngëtarit të dashur për publikun, Shpat Kasapi, ka rënë si rrufe në qiell të hapur mëngjesin e sotëm. Shpati, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare (1985-2025), ka lënë pas një boshllëk të madh, jo vetëm te adhuruesit e muzikës së tij, por sidomos te kolegët që e njohën nga afër.

Menjëherë pas përhapjes së lajmit tragjik, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi, ku mbizotëron shoku dhe mosbesimi.
Big Basta: “Nuk i bënte nona dy si ti”
Reperi dhe producenti Big Basta ka bërë një dedikim prekës, duke vlerësuar mbi të gjitha karakterin e Shpatit.
⁠”Të gjithë kolegët e dimë çfarë djali i mrekullueshëm ke qenë! Nuk i bënte nona 2 si ti! I sjellshëm dhe zemër të madhe, kurrë nuk dëgjuam diçka të keqe nga ti për askënd,” shkruan ai, duke e quajtur një humbje të madhe për të gjithë.
Liberta Spahiu: “E pabesueshme”
Drejtuesja e platformës Prive, Liberta Spahiu, ka qenë ndër të parat që ka reaguar ndaj këtij lajmi të hidhur. Ajo ka postuar portretin e artistit me një mesazh që pasqyron dhimbjen e të gjithëve.
⁠”Çfarë lajmi i trishtë, e pabesueshme! U prehsh në paqe Shpat! Ngushëllime familjes,” shkruan Liberta, e shokuar nga kjo humbje e parakohshme.
Rovena Stefa: “Mik shpirtbardhë”
Këngëtarja Rovena Stefa, një bashkëpunëtore dhe mike e vjetër e artistit, ka postuar një foto bardh e zi të tij, duke shprehur dhimbjen e thellë.
⁠”Dhimbje e thellë humbja e mikut tim, kolegut tim të dashur e shpirtbardhë, Shpat Kasapi,” shkruan Rovena mes lotësh virtualë.
Iliriana Sadriu: “O Zot mëshiroje shpirtin e tij”
Edhe Iliriana Sadriu i është bashkuar reagimeve të shumta. Ajo ka rishpërndarë njoftimin e Prive, duke u lutur për paqen e tij të përjetshme.
⁠”O Zot mëshiroje shpirtin e tij, e ngushëllime gjithë familjes,” shkruan Iliriana, duke bashkangjitur emoji lutjeje.
Arbana Osmani: “Fati që punuam bashkë 20 vite më parë”
Moderatorja Arbana Osmani ka mbyllur vargun e reagimeve të para me një kujtim nostalgjik nga koha e artë e “Top Fest”, duke nënvizuar mirësjelljen që e karakterizonte Shpatin gjithmonë.
⁠”Lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit… me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera,” shkruan Arbana.
NJË JETË NË SKENË: Kush ishte “djali i preferuar” i baladave dhe ritmit?
Shpat Kasapi (1985–2025), djali nga Tetova, nisi rrugëtimin e tij muzikor që në moshë të re, duke u bërë shumë shpejt një nga emrat më të dashur në trojet shqiptare.
Karriera e tij shpërtheu në fillim të viteve 2000, ku me pamjen e tij dhe zërin karakteristik u kthye në një idhull për brezin e ri të asaj kohe. Pjesëmarrës i rregullt në festivale si “Kënga Magjike” dhe “Top Fest”, Shpati na dhuroi hite të pavdekshme si “Kush të ndau prej meje”, “Valle Kosovare”, dhe shumë bashkëpunime që ndezën atmosferën në çdo koncert.
Përtej muzikës, ai njihej për natyrën e tij të butë, buzëqeshjen e përhershme dhe mungesën e skandaleve, duke ruajtur profilin e një artisti që fliste vetëm përmes punës së tij. Ikja e tij e hershme lë një boshllëk në muzikën shqiptare. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ndahet nga jeta Shpat Kasapi
Next Article ‘Ma këpute shpirtin vëlla’, Big Mama me fjalët më të dhimbshme për Shpatin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Enis Ujkani kthehet: ‘Prej nesër do jemi aty të shijojmë lirinë nga shkatërruesit’

Moderatori dhe producenti i njohur, Enis Ujkani, ka reaguar…

Writen by
Prive
26 Tetor, 2025
Yjet

Misteri, ku është Alba Pollozhani?

Kanë kaluar plot 14 orë që nga momenti kur…

Writen by
Prive
22 Nëntor, 2025
Yjet

Vdes babai i ish-Presidentit Thaçi

  Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim…

Writen by
Prive
16 Mars, 2025
Yjet

Anisa transformohet në bjonde dhe duket thjesht wow!

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, po…

Writen by
Prive
22 Gusht, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?