Fotot e Jonida Maliqit dhe Alessio Aliaj krah njëri tjetrit në dasmën e Kidës dhe Ajbit në Romë morën vëmendje të madhe, ndërsa tashmë ka ardhur edhe reagimi i modelit.
Prive By Liberta Spahiu solli më 1 shtator pamjet nga ceremonia, ku Jonida dhe Alessio shiheshin bashkë në disa prej momenteve të dasmës, duke nxitur menjëherë kureshtje rreth raportit mes tyre.
View this post on Instagram
Për këto foto, Alessio është pyetur këtë të mërkurë gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel.
Ai nuk ka zgjedhur të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për natyrën e raportit me Jonidën, por as nuk i është shmangur krejtësisht temës.
“Po, ne kemi qenë në dasmë, se e kemi mikeshë Kidën. Jeta personale është mirë të rrijë e tillë, kam qejf t’i shijoj gjërat dhe po e shijoj. Gjërat rrjedhin vetë”, është shprehur Alessio.
Deklarata ka lënë kështu hapësirë për interpretim, teksa modeli ka preferuar që pjesën personale ta mbajë larg detajeve publike.
Jonida dhe Alessio u panë përkrah njëri tjetrit në Romë gjatë dasmës së Kidës dhe Ajbit, një prej eventeve më të komentuara të fillimit të shtatorit, ku morën pjesë një numër i madh emrash të njohur shqiptarë. /Prive By Liberta Spahiu


