Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: G-Bani ndihmon familjen shqiptare, nis renovimin e shtëpisë së tyre
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > G-Bani ndihmon familjen shqiptare, nis renovimin e shtëpisë së tyre
Yjet

G-Bani ndihmon familjen shqiptare, nis renovimin e shtëpisë së tyre

Written by:
Prive
Last updated: 24 Tetor, 2025
Share

Ish banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani, ka treguar një anë krejt tjetër të tij, duke marrë një nismë me zemër të madhe për të ndihmuar një familje shqiptare që jeton në kushte tepër të vështira.

Ai ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregon gjendjen e shtëpisë së kësaj familjeje, ndërsa paralajmëron se do të angazhohet për ta rinovuar plotësisht banesën e tyre.

https://privebruto.com/wp-content/uploads/2025/10/AQN7vR65wZY5ngQ7dcdWY0bTMwUCFm5s0_DWTV5PuHCYpnXarK5RcZiU8dbnCxHl0ufDaTFoPqTpLdIMPmpAhI9eNUmZIoMY.mp4

Nëpërmjet një postimi në Instagram, G-Bani ka treguar se pas publikimit të videos së parë, inbox-i i tij është mbushur me dhjetëra mesazhe nga njerëz që kërkojnë ndihmë për familjarë apo të panjohur që jetojnë në skamje. Ai tregon se nuk e ka ndjerë kurrë më shumë se tani se sa shumë njerëz kanë nevojë për mbështetje.

“Ndërtuesi që më ofroi mundësinë për të ndihmuar, nuk mund të marrë për sipër kaq shumë raste. U lutem të gjithë ndërtuesve që kanë respekt për mua të më ndihmojnë që të përmirësojmë edhe më shumë banesa për familje në nevojë. Jam i gatshëm t’i lidh palët me njëri-tjetrin për të shmangur çdo hije dyshimi për keqpërdorim të bamirësisë,” – ka shkruar ai, duke theksuar se dëshiron të përdorë popullaritetin e tij për diçka të mirë.

Artisti ka bërë thirrje për bashkëpunim me bizneset dhe njerëzit e mirë që kanë mundësi të kontribuojnë në raste të ngjashme. “Po të kisha koncerte të mjaftueshme, do ta bëja vetë,” – shprehet ai, duke shtuar se ndonëse nuk ka mbështetje financiare të madhe, dëshiron të përdorë famën e tij për të bërë diçka konkrete për njerëzit në nevojë.

Ky gjest i G-Banit është pritur me shumë vlerësime nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për iniciativën e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Magar që abuzon me grua’, Juli reagon ashpër Feros
Next Article Fejohet influencerja Idea Rexhepi, motra e Beartit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Harrojini traditat! Si po e përmbys Gjenerata Z konceptin e martesës nga e para

Gjenerata Z po ndryshon rregullat e martesës: Tashmë përfaqësojnë…

Writen by
Prive
13 Mars, 2026
Yjet

Martohet djali i Selim Pacollit, pamje nga dasma përrallore

Sonte, Fisnik Pacolli, djali i ish-nënkryetarit të Komunës së…

Writen by
Prive
27 Qershor, 2025
Yjet

Rikthehet ikona Armend Rexhepagiqi

Ikona e muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqi, pritet të kthehet…

Writen by
Prive
28 Prill, 2025
Prive TVYjet

Histori dashurie me Kejvinën? – Flet Getinjo

Këtë javë u përfol për një histori të re…

Writen by
admin
21 Janar, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Harrojini traditat! Si po e përmbys Gjenerata Z konceptin e martesës nga e para
13 Mars, 2026
Pse gjykata caktoi një muaj paraburgim për Gjestin?
13 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?