Bejta ka folur për herë të parë më në detaje për të dashurën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.
Gjatë një bisede me Arlindën dhe Anjezën, banori u pyet për pamjen e partneres së tij, nëse ajo është bionde apo zeshkane, ndërsa ai tregoi se ajo ka flokë të bardhë.
Por, ishte pyetja për moshën e saj që shkaktoi të qeshura mes tyre.
“25, më duket”, u përgjigj Bejta, ndërsa Anjeza e ngacmoi duke i thënë:
“Qysh nuk e din sa vjet i ka, more, femna?”.
Ai u arsyetua duke thënë se nuk është aspak i mirë me numrat, ndërsa Anjeza vazhdoi ta pyeste nëse ia dinte datëlindjen.
“12.01.2021”, u përgjigj Bejta, duke e përsëritur të njëjtin vit edhe pas reagimit me habi të Anjezës, derisa më në fund u korrigjua, duke thënë se bëhej fjalë për vitin 2001.
Në atë moment shpërthyen të qeshurat, ndërsa Bejta shtoi me humor:
“Jo, duhet mu harru menjëherë se s’bën”.
Kujtojmë se Prive By LS kishte zbuluar më herët ekskluzivisht identitetin e vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën Bejtës.
Ajo quhet Tina, jeton në diasporë dhe dyshja janë në një lidhje prej më shumë se dy vitesh.
Prive By LS kishte siguruar gjithashtu një fotografi të çiftit, të shkrepur në Aeroportin e Prishtinës.
Që nga hyrja në shtëpinë më të famshme në vend, Bejta është distancuar nga mundësia e krijimit të një romance me banoret, duke bërë të ditur se jashtë e pret e dashura.
Mbetet të shihet nëse Tina do ta ngacmojë edhe ajo Bejtën për ngatërrimin e datëlindjes së saj. /Prive By LS
View this post on Instagram


