Gjesti dhe DJ Gimbo po e kalojnë këtë të diel në shoqërinë e njëri tjetrit. Dy miqtë janë shfaqur plot disponim nga makina, teksa përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale u kanë uruar ndjekësve një të diel të bukur.
Raporti i tyre prej vitesh nuk është vetëm miqësor, por edhe profesional. Gimbo është një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Gjestit, ndërsa vetë këngëtari më herët e ka cilësuar atë si “mik shpirti”.
Këtë vit dyshja e ka çuar bashkëpunimin edhe më tej. Në muajin maj, Gjesti dhe Gimbo publikuan EP në e përbashkët “Sound i Ri (SiR)”, me pesë këngë, mes tyre “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero”.
Dalja e sotme vjen gjithashtu pas një periudhe kur mungesa e paraqitjeve të tyre të përbashkëta kishte nxitur aludime në rrjete për një krisje mes tyre. Dyshja i kishte zbehur këto zëra që në korrik duke u shfaqur sërish bashkë, ndërsa këtë të diel duket se miqësia vazhdon me të njëjtën energji. /Prive By Liberta Spahiu



