Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Princ Valentino Corleones, i njohur për publikun si Vali Corleone.
Sipas IndeksOnline, procesi penal ndaj tij është zhvilluar për veprën penale që lidhet me shitblerjen e narkotikëve.
Gjykata e ka dënuar Valin me një vit burgim me kusht, si dhe me gjobë në vlerë prej 4 mijë eurosh.
Kjo do të thotë se dënimi me burg nuk ekzekutohet menjëherë, për aq kohë sa respektohen kushtet e përcaktuara nga gjykata gjatë periudhës përkatëse.
Vendimi vjen pas procesit gjyqësor të zhvilluar ndaj tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë. /Prive By LS


