Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, feston sot 79-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, një urim plot dashuri ka ardhur edhe nga Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e djalit të tij, Ermalit.
Ariana ka ndarë në Instagram Story një fotografi të Sabriut së bashku me mbesën e tij të vogël, duke e shoqëruar me një dedikim shumë të ndjerë.
“Urime ditëlindjen gjyshi më i mirë në botë! Të paçim gjithmonë me shëndet, të lumtur dhe pranë nesh. Të duam shumë!”, ka shkruar ajo.
Me këtë urim të veçantë, Ariana ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për Sabriun, duke i uruar që të jetë gjithmonë pranë familjes së tij.
/Prive By Liberta Spahiu



