“Zgjedhjet ndërrohen. Premtimet po ashtu. Ama stili i kuzhinës? Ai mbetet gjithmonë ikonë”.
Kështu e nis njoftimin e saj më të fundit SMEG Kosova, duke goditur në shenjë për të gjithë ata që e dinë se një shtëpi me stil ka nevojë për detajet e duhura. Për adhuruesit e estetikës, ngjyrave pastel dhe dizajnit unik, tani është momenti ideal për t’i dhënë një frymë të re kuzhinës suaj.
SMEG ka prezantuar ofertën fantastike të sezonit, duke ofruar zbritje që kapin shifrën deri në -40% për pajisjet e tyre. Kjo është mundësia e artë për të bërë tuajat pajisjet ikonike që ndërthurin teknologjinë moderne me elegancën “retro” në shtëpitë e juaja.
Nga thekëset e bukura të bukës, blenderat e fuqishëm, mikserat e deri tek frigoriferët e famshëm, të gjitha vijnë në një gamë ngjyrash mbresëlënëse: rozë e ëmbël, bojëqielli, krem apo e kuqe klasike.
Cilësia e padiskutueshme italiane dhe dizajni që nuk del kurrë nga moda janë tashmë fare pranë jush.
Për të përfituar nga kjo zbritje ekskluzive dhe për ta kthyer kuzhinën tuaj në kryefjalën e shtëpisë, vizitoni pikën e shitjes së SMEG që ndodhet në lagjen Arbëri, në Prishtinë.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


