Romanca e Harry Styles dhe Zoë Kravitz mund të ketë marrë një drejtim të ri. Çifti ka ndezur thashethemet për një fejesë të mundshme pasi aktorja e filmit “Batman” u pa me një unazë gjigante diamanti në gishtin e fejesës, teksa shëtisnin në Londër të dielën.
Dyshja u shfaq me veshje mjaft të përditshme dhe të relaksuara. Kravitz mbante veshur një pallto të lehtë gri, një kapele bejsbolli me mbishkrimin “Boy Next Door” dhe syze dielli të zeza. Nga ana e tij, Styles kishte zgjedhur një xhaketë ngjyrë blu të errët, pantallona dhe kapele në të njëjtën ngjyrë, si dhe një palë syze dielli.

Gjatë shëtitjes së tyre të qetë, Styles dhe Kravitz u panë në disa momente duke u mbajtur për dore.
Kujtojmë se vetëm tetë muaj më parë, Kravitz dhe Styles bënë publike romancën e tyre po në Londër, kur u fotografuan duke u mbajtur për dore dhe duke u puthur.
Një muaj pas atij momenti, në shtator, një burim i tha Page Six se lidhja mes dyshes kishte avancuar me hapa shumë të shpejtë. “Është shumë e vështirë të kesh lidhje dashurie kur je personazh i famshëm… Harry nuk do të kishte dalë publikisht me Zoë-n nëse kjo nuk do të ishte diçka serioze,” rrëfeu burimi.
/Prive By Liberta Spahiu



