Ky vikend, 3 dhe 4 tetor, sjell një energji më të theksuar për disa shenja të horoskopit, sidomos në aspektin e marrëdhënieve, planeve spontane dhe emocioneve.
Sipas parashikimeve astrologjike, disa prej tyre mund të përballen me një zhvillim të papritur që i bën të ndryshojnë planet e bëra më herët. Ndërkohë, për të tjera, fundjava mund të sjellë një takim, një bisedë të rëndësishme ose një mundësi të re.
Bricjapi
Për Bricjapët, vikendi mund të sjellë një takim ose njohje që nuk e kishin parashikuar. Një person i ri mund t’ua ndryshojë mënyrën se si e shohin dashurinë dhe marrëdhëniet.
Gaforrja
Kjo shenjë mund ta gjejë veten duke menduar më shumë për të ardhmen. Vikendi është i përshtatshëm për të imagjinuar ndryshimet që dëshironi në jetën tuaj dhe për të menduar se cilat prej tyre mund të bëhen realitet.
Shigjetari
Një mundësi e papritur mund t’ju nxjerrë nga rutina. Mund të jetë një ftesë, një bisedë apo një situatë ku dikush kërkon mendimin dhe ndihmën tuaj.
Virgjëresha
Për Virgjëreshat, fundjava duket më e lehtë dhe më e qetë. Një ndryshim i vogël në planet mund t’ju çojë drejt një momenti argëtues që nuk e kishit planifikuar.
Peshorja
Peshoret mund të ndiejnë nevojën për të lënë pas disa shqetësime dhe për t’u fokusuar më shumë te gjërat që i bëjnë të ndihen mirë. Një plan i minutës së fundit mund të jetë pikërisht ajo që u duhet këtë vikend.
Në përgjithësi, fillimi i tetorit shoqërohet edhe me kthesa astrologjike që lidhen me marrëdhëniet dhe çështjet emocionale, ndaj ky vikend mund të jetë më interesant për ata që janë të hapur ndaj ndryshimeve. /Prive Bruto


