Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘I paskrupullt, kërkonte konflikt’, Hajrushi pas ndarjes nga jeta të Shemit tregon të vërtetën e hitit ikonik
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘I paskrupullt, kërkonte konflikt’, Hajrushi pas ndarjes nga jeta të Shemit tregon të vërtetën e hitit ikonik
Yjet

‘I paskrupullt, kërkonte konflikt’, Hajrushi pas ndarjes nga jeta të Shemit tregon të vërtetën e hitit ikonik

Written by:
Prive
Last updated: 23 Dhjetor, 2025
Share

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Shemsi Krasniqi – Shemi, ka prekur artdashësit dhe komunitetin artistik, duke sjellë reagime të shumta ngushëllimi. Por, mes mesazheve të dhimbjes, një reagim i ashpër nga Hajrush Behluli, bashkëshorti dhe menaxheri i këngëtares Shkurte Fejza, ka tërhequr vëmendjen, duke rihapur një plagë të vjetër lidhur me autorësinë e hitit mbarëkombëtar “Xhamadani vija-vija”.

Contents
  • Reagimi i Hajrush Behlulit: “Ngushëllime, por nuk ishte autor”
  • Akuzat e rënda: “Kërkonte konflikt me çdo kusht”
  • Konteksti: Kush është autori i vërtetë i “Xhamadani vija-vija”?

Reagimi i Hajrush Behlulit: “Ngushëllime, por nuk ishte autor”

Në një postim të portalit “IndeksOnline” në Facebook lidhur me vdekjen e këngëtarit, Hajrush Behluli ka ndërhyrë përmes komenteve për të saktësuar atë që ai e quan “dezinformim” lidhur me këngën ikonike.

Edhe pse e nisi komentin me ngushëllime për familjen, Behluli theksoi prerazi se Shemi nuk ishte autori i këngës:

“Ngushëllime familjes dhe miqve por nuk ka qenë autor i këngës Xhamadani… skeni nevojë me dezinformuar as në këtë rast,” shkruan Behluli.

Akuzat e rënda: “Kërkonte konflikt me çdo kusht”

Nuk përfundoi me kaq. Në një replikë të dytë brenda të njëjtit postim, Behluli ashpërsoi tonet, duke e cilësuar të ndjerin si “mosmirënjohës” dhe “të paskrupullt” në raport me Shkurte Fejzën dhe historinë e këngës.

“Ai i ndjeri jo që ka qenë mosmirënjohës që e ka shfrytëzuar këngën si çdo këngëtar tjetër që e ka kënduar, por ka qenë i paskrupullt në sjelljet ndaj neve dhe kërkonte me çdo kusht konflikt me ne,” shkruan Behluli, duke akuzuar gjithashtu një pjesë të gazetarëve për krijimin e lajmeve të “pandershme”.

Konteksti: Kush është autori i vërtetë i “Xhamadani vija-vija”?

Përplasja mes “Ilirëve” dhe Shkurte Fejzës është e hershme dhe buron nga fakti se të dyja palët e kanë identifikuar karrierën e tyre me këtë këngë.

E vërteta historike dhe artistike është se kënga “Xhamadani vija-vija” është kompozuar nga mjeshtri Zef Çoba me tekst të Alfred Çapalikut. Kënga u këndua fillimisht dhe u popullarizua nga Shkurte Fejza në Festivalin e Gjirokastrës, duke u bërë një himn për shqiptarët e Kosovës në kohë të vështira.

Megjithatë, versioni “rock” i sjellë nga grupi “Ilirët” dhe Shemi mori një popullaritet të jashtëzakonshëm. Ky dyzim shpesh ka krijuar konfuzion te publiku i gjerë se kush është pronari legjitim i suksesit të këngës, një debat që mesa duket, vazhdon të jetë i ndezur edhe në ditën e ndarjes nga jeta të Shemit. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Tayna shpjegon simbolikën e klipit “Diamond”: Mesazh i fortë për forcën dhe transformimin
Next Article Ja si reagon Monika pas krahasimeve që po i bëhen në rrjet
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

U zhduk pa asnjë gjurmë, gjendet pa jetë influencuesja

Tragjedi në Brazil! Influencuesja e njohur, Jaqueline Barbosa Nascimento,…

Writen by
Prive
6 Shtator, 2025
Yjet

Jay Z shënon ‘fitore’ në gjykatë – ja për çfarë bëhet fjalë!

Një padi kundër Sean “Diddy” Combs dhe Jay-Z, të…

Writen by
Prive
15 Shkurt, 2025
Yjet

Shihni veshjet më të mira në tapetin e kuq të ‘Oscars’

Natën e mbrëmshme u mbajt ndarja e çmimeve Oscars,…

Writen by
Prive
3 Mars, 2025
Yjet

Pas kritikave në rrjet, reagon Blerta, partnerja e Princ Lekës

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Arbana Osmani njoftoi…

Writen by
Prive
25 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?