Historia mes Arnold Damazetit dhe Katerinës nga “Për’puthen” vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara, veçanërisht pas kthesës shokuese që mori disa muaj më parë. Dyshja, e cila kishte kaluar përmes debatesh të forta dhe largimesh dramatike nga studioja, u rikthye në qendër të vëmendjes në mars të këtij viti për shkak të një lajmi që i kapi të gjithë të papërgatitur: një shtatzëni e papritur. Në atë periudhë, situata ishte thellësisht e ndërlikuar. Arnoldi ishte shprehur i rënduar psikologjikisht, duke e përshkruar veten si të zënë në kurth nga ky zhvillim, ndonëse theksoi se do të merrte përgjegjësitë e tij dhe do t’i qëndronte pranë. Kjo dramë u shoqërua me reagime të shumta dhe kulmoi me një tjetër moment të tensionuar, ku Katerina u largua pa lënë asnjë fjalë lamtumire.
Por teksa publiku priste të shihte se si do të rridhnin ngjarjet mes tyre, rrjetet sociale të ish-konkurrentit nisën të vërshoheshin nga mesazhet e ndjekësve, të cilët e nxisnin në mënyrë të vazhdueshme që të kërkonte një test atësie për të sqaruar përfundimisht situatën. Për të shmangur aludimet e mëtejshme, Arnoldi ka vendosur të flasë hapur dhe t’u përgjigjet atyre drejtpërdrejt përmes një videoje, duke zbuluar detaje të reja.
Gjatë fjalës së tij, ai ka sqaruar se nuk ka qenë aspak hezitues për këtë hap, por përkundrazi, ka qenë vetë ai iniciatori kryesor.
“Unë këtë ADN-në ia kam kërkuar para tre, katër muajve por nuk ka pranuar” ka deklaruar ai, duke theksuar se ka qenë Katerina ajo që ka refuzuar në mënyrë të prerë që ta bëjnë këtë procedurë.
Ish-protagonisti pohoi se ky hezitim i ka shtuar pasiguritë, duke bërë që ai të këmbëngulë edhe më shumë, por pa sukses. Ai u shpreh qartë se pikërisht ky refuzim e ka bërë të ketë dyshime të forta mbi atë që po ndodh. Përballë një presioni të madh publik dhe paragjykimeve të shumta, Arnoldi theksoi se e pa të udhës të tregonte të vërtetën e tij, pasi njerëzit e meritojnë të dinë se si kanë rrjedhur ngjarjet realisht jashtë syrit të kamerave. /Prive By Liberta Spahiu
@arnold.damazeti8 Replying to @enea20203 ♬ original sound – Arnold Damazeti-(fratelo)✅


